Pas konfirmimit në pozitën e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, ka folur edhe për koalicionin e mundshëm e Lëvizjen Vetëvendosje.
Abdixhiku u shpreh se ka hequr pezullimin të diskutimeve me LVV-në për formimin e institucioneve të reja.
“Ende s’kemi mbërritur atje. Ju siç e dini e kemi pasur vetëm një takim dhe në atë takim s’janë folur as pozitat dhe as ndarjet pozicionale. Lajmet e publikuara janë të pavërteta, pra ato që u shfaqen “Kaq ministri” nuk janë diskutuar në tavolinë. Mund të jetë një test mediatik”, tha Abdixhiku gjatë konferencës për media.
Ai u shpreh i qartë se një parti nuk mund t’i ketë të gjitha pozitat shtetërore.













