Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Edhe një i dyshuar, edhe një lokacion tjetër: Krejt çka ndodhi të dielën për varrezat masive të luftës së fundit

03/08/2026 - 07:59
në Kryesore, Lajme
A A
Prokuroria Speciale: Identifikohet një lokacion i dyshuar me mbetje mortore në Zubin Potok
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dita e djeshme solli zhvillime të reja në hetimet për varrezat masive në komunën e Zubin Potokut. Autoritetet e Kosovës arrestuan një person të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile dhe, njëkohësisht, identifikuan një lokacion të ri ku dyshohet se ndodhen mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Policia e Kosovës bëri të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, arrestoi të dyshuarin me inicialet J.R. Arrestimi u krye në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për rastin në Zubin Potok dhe është i treti që lidhet me këtë operacion.

Paralelisht me hetimet, autoritetet identifikuan një lokacion të ri në fshatin Jabukë të Zubin Potokut, vetëm rreth 10 kilometra larg vendit ku prej ditësh po zhvillohen gërmime në Kalludër të Vogël. Prokuroria Speciale njoftoi se do t’i kërkojë Gjykatës Themelore në Prishtinë leje për kryerjen e zhvarrimeve dhe ekzaminimeve forenzike në këtë lokacion.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, konfirmoi zhvillimet, duke deklaruar se pas identifikimit të lokacionit të parë në Kalludër, tashmë është zbuluar edhe një varr tjetër i dyshuar në Jabukë. Ai falënderoi Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorinë Speciale për punën e bërë, ndërsa akuzoi Serbinë se vazhdon të refuzojë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta dënojnë këtë qasje.

Për zhvillimet reagoi edhe ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e cila tha se dyshimet për një varrezë të dytë masive janë një rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe një dëshmi se drejtësia ende nuk është vënë plotësisht në vend. Ajo shprehu solidaritet me familjet që prej më shumë se dy dekadash presin të mësojnë fatin e të afërmve të tyre.

Zhvillimet e djeshme vijnë ndërsa gërmimet në Kalludër të Vogël vazhdojnë prej disa ditësh, pas një hetimi rreth dyvjeçar. Autoritetet kanë bërë të ditur se është ende herët të flitet për identitetin e mbetjeve mortore të gjetura, pasi kjo do të përcaktohet vetëm pas analizave të ADN-së. Megjithatë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ekziston mundësia që ato t’u përkasin 23 shqiptarëve të zhdukur në prill të vitit 1999, të njohur si grupi i intelektualëve.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa institucionet kanë paralajmëruar se kërkimet dhe hetimet do të vazhdojnë edhe në lokacione të tjera të dyshuara.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

Babai me dy fëmijët e mitur vdiqën në Malishevë si pasojë e zjarrit
03/08/2026 - 08:52

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Pejë, ku një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga treni. Burimet e Sinjalit bëjnë...

Më shumëDetails

Ngjarje e rëndë në Pejë, treni godet për vdekje një grua

Treni godet një veturë në zonën industriale në Prishtinë
03/08/2026 - 08:44

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Pejë. Rreth orës 05:32, teksa treni ishte nisur nga Peja në drejtim të Fushë Kosovës,...

Më shumëDetails

Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
03/08/2026 - 08:29

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e hënë. Sipas njoftimit, çmimi maksimal i...

Më shumëDetails

Egjipti dridhet nga një tërmet i fuqishëm

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
03/08/2026 - 08:12

Një tërmet me magnitudë 5.6 ka tronditur Egjiptin në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar alarm te banorët në disa zona të vendit. Lëkundjet u ndjenë pranë...

Më shumëDetails

Ymeri: Interesi i Vetëvendosjes është dobësimi i LDK-së

Ymeri: Qeveria Kurti ka qasje armiqësore ndaj sindikatave, kjo dëmton frymën sindikale
02/08/2026 - 22:36

Analisti Visar Ymeri ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka në interes dobësimin e vazhdueshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas Ymerit, shumica e votave të Lëvizjes Vetëvendosje...

Më shumëDetails

Dyshimet për varrezë të dytë masive, U.D Presidentja Haxhiu thotë se drejtësia ende nuk është vënë në vend

Haxhiu thotë se Prokuroria duhet ta ftojë Ramush Haradinajn për shkak të deklaratave se Kurti është i lidhur me Serbinë
02/08/2026 - 22:23

U.D Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dyshimeve për një varrezë të dytë masive në Zubin Potok, duke thënë se ky rast është një rikujtim i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    Inspektorati Shëndetësor zbulon shkelje të rënda në “Dini Dent” të Hajdin Rekaliut, ambulanca stomatologjike e ‘VIP-ave’ gjobitet me 5 mijë euro

    260 Shpërndaje
    Shpërndaje 104 Tweet 65
  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • MINT publikon çmimet e derivateve, kaq kushton nafta sot

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arrestimi i kosovarit në kufi me Hungarinë, çka thotë MPB-ja serbe?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë