Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama thotë se po përballet me fushatë linçuese: Kjo nuk është më politikë, është çnjerëzore

03/08/2026 - 20:16
në Kryesore, Lajme
A A
Rama thotë se po përballet me fushatë linçuese: Kjo nuk është më politikë, është çnjerëzore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas, siç e ka cilësuar ai, një fushatë denigruese dhe linçuese ndaj tij, bashkëpunëtorëve të tij dhe bashkëshortes së tij.

Rama ka thënë se sulmet e fundit kanë kaluar kufijtë e debatit politik dhe janë shndërruar në përpjekje për intimidim dhe presion.

“Kjo nuk është më politikë. Është çnjerëzore”, ka shkruar Rama në një reagim publik.

Ai ka deklaruar se për një kohë të gjatë është përballur me një “fushatë të orkestruar politike”, por sipas tij, ditët e fundit ajo ka marrë përmasa të reja, duke përfshirë edhe persona që nuk janë pjesë e përplasjeve politike.

“Kur një betejë politike zbret në shpifje, fyerje dhe denigrim të familjarëve e njerëzve që nuk janë pjesë e përplasjes politike, nuk kemi më debat demokratik dhe as llogaridhënie. Kemi një përpjekje të vetëdijshme për të frikësuar dhe për të ushtruar presion”, ka thënë Rama.

Kryetari i kryeqytetit ka theksuar se çdo pretendim që lidhet me interesin publik duhet t’u drejtohet institucioneve të drejtësisë, duke shtuar se kjo është rruga e vetme në një shtet demokratik.

“Mos e fshihni denigrimin, gjuhën e urrejtjes dhe linçimin prapa pretendimit për interes publik”, ka deklaruar ai.

Rama ka kritikuar edhe përdorimin e kësaj çështjeje në Asamblenë Komunale të Prishtinës, duke e cilësuar si tregues të degradimit të debatit publik.

“Përfshirja e tyre nuk është llogaridhënie. Nuk është interes publik. Është kalim i çdo kufiri njerëzor, moral dhe institucional”, ka shkruar ai.

Ai ka paralajmëruar se rasti do të trajtohet në institucionet e drejtësisë dhe se të gjithë ata që, sipas tij, kanë marrë pjesë në organizimin, nxitjen apo shpërndarjen e kësaj fushate do të identifikohen dhe do të mbajnë përgjegjësi.

“Shteti ligjor nuk mund të lejojë që linçimi dhe denigrimi të përdoren si instrumente të veprimit politik”, ka përfunduar Rama.

JU REKOMANDOJMË

Ia dogjën shtëpinë mbrëmë në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (Video)

Ia dogjën shtëpinë mbrëmë në Zveçan, familja Berisha nuk heq dorë nga rikthimi (Video)
03/08/2026 - 20:54

Një shtëpi në Zveçan, të cilën familja Berisha po e rinovonte me qëllim të rikthimit në pronën e tyre, është sulmuar gjatë natës dhe një pjesë e saj...

Më shumëDetails

Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Mrasor (Video)

Shtatë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Mrasor (Video)
03/08/2026 - 20:39

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën magjistrale Gjakovë–Klinë, në fshatin Mrasor. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për...

Më shumëDetails

Siguria në Kosovë në fokus, Komandanti i KFOR-it takohet me drejtorin e i Policisë

Siguria në Kosovë në fokus, Komandanti i KFOR-it takohet me drejtorin e i Policisë
03/08/2026 - 19:41

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Major Gjeneral Ozkan Ulutas, i shoqëruar nga stafi i tij....

Më shumëDetails

1 muaj paraburgim ndaj të pandehurit J.R. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile

1 muaj paraburgim ndaj të pandehurit J.R. për veprën penale Krime lufte kundër popullsisë civile
03/08/2026 - 19:23

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale...

Më shumëDetails

Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve

Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve
03/08/2026 - 19:15

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Anëtarja...

Më shumëDetails

CNN: S’është është hera e parë që Trump i anulon sulmet ndaj Iranit

Inaugurimi i Trump do të bëhet në ambiente të mbyllura | Hera e fundit që ndodhi kështu ishte në vitin 1985
03/08/2026 - 18:25

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të shtunën se i anuloi sulmet e planifikuara ndaj Iranit, duke shtuar më vonë se zyrtarë nga Uashingtoni dhe Teherani do të takohen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Në zemër të Skenderajt nis ndërtimi i një hoteli luksoz, pritet të jetë ndër më të bukurit në rajon (Foto)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Ndërron jetë bashkëshorti i deputetes së PD-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Për kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga treni në Pejë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë