Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

04/08/2026 - 16:30
në Kryesore, Lajme
A A
Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka publikuar rezultatet e kontrollit në sektorin e qumështit. AUV, tha se nga 495 mostra që janë analizuar kanë dalë 93 mospërputhje, 46 prej të cilave kanë të bëjnë me deklarimin dhe praninë e vajit të palmës. Edhe në Qumështoren e “Vita-s”, e cila është e regjistruar me emrin tregtar, “Abrazen”, sipas AUV, është gjetur vaj palme.

“Kontrollet tona kanë evidentuar se një numër i madh operatorësh nuk posedonin autorizime të veçanta për përpunimin e produkteve që përmbajnë vaj palme, yndyrë bimore, qumësht pluhur apo përbërës tjerë zëvendësues”, tha Kryeshefi i Agjencisë, Bekim Hoxha.

Këto janë rezultatet e përmbledhura nga mostrat e marra të produkteve qumështit, prezentuara nga Kujtim Uka, shef i laboratorit në AUV:

Kompania Aldi, produkti gjizë. Testimet që janë kryer është detektuar vaji i palmës. Vaji i palmës nuk është deklaruar në produkt.

Kompania Abi Sh.P.K., krem i freskët. Vaji i palmës është detektuar. Nuk ishte i deklaruar. Yndyra bimore është detektuar dhe nuk ishte e deklaruar.

Kompania Abi Sh.P.K., speca në krem. Vaji i palmës është detektuar, nuk ishte i deklaruar. Yndyrat bimore janë detektuar, nuk ishin të deklaruara.

Kompania Abrazen L.L.C. (VITA), produkti Holla Cream. Është detektuar vaj palme, nuk ishte i deklaruar.

Kompania Abrazen L.L.C. (VITA), produkti qumësht. Vaji i palmës është detektuar, nuk ishte i deklaruar.

Kompania Abrazen L.L.C. (VITA), produkti qumësht UHT. Vaji i palmës është detektuar, nuk ishte i deklaruar. Yndyrë bimore e detektuar, jo e deklaruar

Kompania Abrazen L.L.C. (VITA), produkti qumësht UHT. Vaji i palmës është detektuar, nuk ishte i deklaruar. Yndyrë bimore e detektuar, jo e deklaruar.

Kompania Ajka Sh.P.K., Vaji i palmës është detektuar, nuk ishte i deklaruar. Yndyrë bimore e detektuar, jo e deklaruar

Kompania Anor Sh.P.K., produkti Double Cream. Vaji i palmës është i detektuar, nuk ishte i deklaruar.

Kompania Best BT, produkti Margarinë Lisnato. Vaji i palmës është detektuar, nuk ishte i deklaruar.

Kompania Bylmeti KS, produkti krem pite për vakum. Është gjetur vaj palme, nuk ishte i deklaruar. Yndyrat bimore janë gjetur dhe nuk ishin të deklaruara.

Kompania Bylmeti KS, produkti Schmand i freskët. Është gjetur vaj palme, nuk ishte i deklaruar.

Kompania Dauti Comerc Sh.P.K., produkti përgatitje ushqimore me yndyrë bimore Olios Combi. Është gjetur vaj i palmës, nuk ka qenë i deklaruar.

Kompania Delfini L.T.D., produkti Bianca – pergatitja e ushqimit me yndyr bimore. Është gjetur vaj palme, nuk ishte i deklaruar.

Kompania Elkos, produkti Mrekullia nga Ajka. Është gjetur vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar.

Kompania Extra Fruit Fillings Sh.P.K., produkti margarinë. Është gjetur vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar. Yndyrë bimore e detektuar, jo e deklaruar.

Kompania Golaj Sh.P.K., produkti kos me kajmak. Është detektuar vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar.

Kompania Puratos, produkti Cream Cheese. Është detektuar vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar.

Kompania Puratos L.L.C., produkti Argenta Pastry Plate. Është detektuar vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar.

Kompania Lactalis Sh.P.K., produkti qumësht UHT 3.5%. Produkti nuk është testuar.

Kompania N.T.Sh. Grandi, produkti margarinë Rossa Sfoglia. Vaj palme është gjetur, nuk është deklaruar.

Kompania Natyra G, produkti Double Cream. Është gjetur vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar. Yndyrë bimore e detektuar, jo e deklaruar.

Kompania N.T.P. Korabi, produkti Pavlak. Yndyrë bimore e detektuar, jo e deklaruar.

Kompania Magic Ice (Njësia nr. 91), gjizë Fantasy. Është gjetur vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar

Kompania Bylmeti (Njësia nr. 91), produkti krem për pite. Është gjetur vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar.

Kompania TEOS-E Sh.P.K., produkti Mazë Tradicionale Milket. Është gjetur vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar. Yndyrë bimore e detektuar, jo e deklaruar.

Kompania Drena Sh.P.K., produkti Mazë Tradicionale. Është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar.

Kompania Piko Kosova L.L.C., produkti yndyrë bimore. Është gjetur vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar. Yndyrë bimore e detektuar, jo e deklaruar.

Kompania Proex Sh.P.K., produkti krem për pite. Është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar.

Kompania Proex Sh.P.K., produkti djath cream. Është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar.

Kompania Proex Sh.P.K., produkti Crem Ibudget. Është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar.

Kompania Proex Sh.P.K., produkti Krem me speca të ngrirë bylmeti. Është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar.

Kompania Proex Sh.P.K., produkti Gjizë për Pite. Është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar.

Kompania Proex Sh.P.K., produkti Gjizë. Është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar.

Kompania Proex Sh.P.K., produkti long me speca. Është gjetur vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar. Yndyrë bimore e detektuar, jo e deklaruar.

Kompania Proex Sh.P.K., produkti speca me ajkë. Është gjetur vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar. Yndyrë bimore e detektuar, jo e deklaruar.

Kompania Viva Fresh, produkt krem për pite. Është gjetur vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar. Yndyrë bimore e detektuar, jo e deklaruar.

Kompania Vizioni MZII, produkti Pizza Gauda. Është gjetur vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar.

“Bazuar në këto gjetje, Agjencia ka vepruar menjëherë. Operatorëve ekonomikë u është kërkuar deklarimi korrekt i produkteve, pajisja me autorizimet përkatëse, ndarja fizike e produkteve me origjinë shtazore dhe atyre me natyrë bimore. Në rastet kur është konstatuar mospërputhje serioze, janë marrë masa administrative”, thanë nga AUV.

JU REKOMANDOJMË

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë
27/11/2026 - 18:36

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas një pune intensive hetimore dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë,...

Më shumëDetails

Policia në aksion: Arreston 3 persona, sekuestron 136 kg marihuanë, policia përdori edhe armët (VIDEO)

Policia në aksion: Arreston 3 persona, sekuestron 136 kg marihuanë, policia përdori edhe armët (VIDEO)
27/11/2026 - 18:01

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka sekuestruar 136 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, gjatë një aksioni të zhvilluar sot në autostradën “Arbën...

Më shumëDetails

TIKTOK, beteja për kontrollin evropian! Pronësia, algoritmi dhe të dhënat në qendër të debatit

TIKTOK, beteja për kontrollin evropian! Pronësia, algoritmi dhe të dhënat në qendër të debatit
27/11/2026 - 17:31

Gjermania dhe Austria kërkojnë që aktiviteti evropian i TikTok të kalojë nën pronësi dhe kontroll evropian, duke e konsideruar platformën një çështje të sigurisë dhe sovranitetit dixhital. Nisma...

Më shumëDetails

Ukë Rugova: Ukë Rugova: Babai im e dërgoi Sekretarin e LDK në varrimin e mësuesit Halit Geci

Ukë Rugova: Ukë Rugova: Babai im e dërgoi Sekretarin e LDK në varrimin e mësuesit Halit Geci
27/11/2026 - 16:47

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ukë Rugova, ka marrë pjesë në shënimin e 29-vjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kujtuar ngjarjet...

Më shumëDetails

Deputetja Bajrami: Bujqit marrin kredi me 22% interes për t’i mbjellë arat, ndërsa ju flisni për ndihmë

Deputetja Bajrami: Bujqit marrin kredi me 22% interes për t’i mbjellë arat, ndërsa ju flisni për ndihmë
27/11/2026 - 16:39

Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për mbështetjen ndaj sektorit të bujqësisë, duke pretenduar se raportet e ekzekutivit po demantohen nga vetë qytetarët. Përmes një reagimi...

Më shumëDetails

Bajqinovci i reagon KFOR-in për takimin me ushtarakët serbë: Politikisht i papërshtatshëm dhe i pandjeshëm

Bajqinovci lavdërohet me FSK-në, thotë se në mandatin e tyre Kosova ka përparuar në forcimin e mbrojtjes kombëtare
27/11/2026 - 15:44

Kryetari i komisionit për çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Mefail Bajqinovci ka kritikuar takimin e KFOR-it me ushtarakë serbë në Prishtinë.Bajqinovci ka thënë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i të miturit: Ne e dimë kush e bëri, fjalën tonë e mbajtëm, tash është radha…

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ushtarakë serbë vijnë në Prishtinë për takim me homologët e tyre në KFOR, s’dihet se si u futën në Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për sot

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë