Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka publikuar rezultatet e kontrollit në sektorin e qumështit. AUV, tha se nga 495 mostra që janë analizuar kanë dalë 93 mospërputhje, 46 prej të cilave kanë të bëjnë me deklarimin dhe praninë e vajit të palmës. Edhe në Qumështoren e “Vita-s”, e cila është e regjistruar me emrin tregtar, “Abrazen”, sipas AUV, është gjetur vaj palme.
“Kontrollet tona kanë evidentuar se një numër i madh operatorësh nuk posedonin autorizime të veçanta për përpunimin e produkteve që përmbajnë vaj palme, yndyrë bimore, qumësht pluhur apo përbërës tjerë zëvendësues”, tha Kryeshefi i Agjencisë, Bekim Hoxha.
Sipas rezultateve të publikuara mospërputhje janë gjetur edhe në kompaninë Prowx Sh.P.K ku disa produkte janë gjetur me vaj palme të padeklaruara, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kompania Proex Sh.P.K., produkti krem për pite. Është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar.
Kompania Proex Sh.P.K., produkti djath cream. Është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar.
Kompania Proex Sh.P.K., produkti Crem Ibudget. Është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar.
Kompania Proex Sh.P.K., produkti Krem me speca të ngrirë bylmeti. Është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar.
Kompania Proex Sh.P.K., produkti Gjizë për Pite. Është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar.
Kompania Proex Sh.P.K., produkti Gjizë. Është gjetur vaj palme, nuk është deklaruar.
Kompania Proex Sh.P.K., produkti long me speca. Është gjetur vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar. Yndyrë bimore e detektuar, jo e deklaruar.
Kompania Proex Sh.P.K., produkti speca me ajkë. Është gjetur vaj palme, nuk ka qenë i deklaruar. Yndyrë bimore e detektuar, jo e deklaruar.













