Më 3 gusht janë në Shkup nga Njësiti i Policisë Intervenuese janë arrestuar kosovarët F.R. (30) dhe T.T. (44), nën dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale „falsifikim i parave“, raporton Veriu.info.
Policia e Maqedonisë së veriut ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të një automjeti „Golf“, në të cilin ndodheshin dy personat, janë gjetur para në valuta dhe vlera të ndryshme (euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe paund britanikë), me vlerë të përgjithshme prej rreth 230.000 eurosh.
Bëhet e ditur se paratë e gjetura janë konfiskuar, ndërsa personat janë shoqëruar në Stacionin Policor Qendër për procedurë të mëtejshme.
“Pas dokumentimit të rastit, në koordinim me prokurorin publik, do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftiim./Veriu.info


















