Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Sipas raportimit të Klan Kosovës, Aliu ndodhet brenda ambienteve të Prokurorisë Speciale bashkë me avokatin e tij, Artan Qerkini.
Informacionet e bëra publike deri tani janë jozyrtare dhe ende nuk ka një konfirmim nga Prokuroria Speciale për intervistimin e tij.
Aliu po merret në pyetje në lidhje me një rast të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte ministër në Qeverinë Kurti, pozitë të cilën e mbajti deri në gusht të vitit 2025, kur dha dorëheqje.
“Kemi informacione që i njëjti po merret në pyetje edhe për një rast për ambalazhuesit e ujit si dyshimet edhe të Prokurorisë Speciale që kanë bërë hetime qysh kah fundi i vitit 2024 e këndej. Do të shohim se çfarë mase do të kërkojë Prokuroria ose më saktësisht për çfarë po merret në pyetje”, tha ajo.














