Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çfarë thotë Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit?

06/08/2026 - 13:13
në Kryesore, Lajme
A A
Çfarë thotë Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një vendim të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese tha se Kushtetuta e vendit i detyron deputetët ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikoi rezultatet më 8 korrik, kjo nënkupton se 30 ditë mbushen të premten, 7 gusht.

Ja çfarë kishte thënë Kushtetuesja për këtë në qershor 2025:

Pika 124

Duke iu rikthyer përcaktimeve të paragrafit 1 të nenit 66 të Kushtetutës përmes të cilave specifikohet se: “Kuvendi i Kosovës zgjidhet më mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.”

Në versionin në gjuhën angleze të Kushtetutës, dispozita e nenit 66 është formuluar si vijon: “The Assembly of Kosovo shall be elected for a mandate of four (4) years, starting from the day of the constituive sesion, ëhich shall be held ëithin thirty (30) days from the oficial announcment of the election results”. (Gjykata sqaron se ky formulim në gjuhën angleze – “shall be held” – paraqet një normë me karakter detyrues, dhe jo fakultativ, sipas përdorimit të standardizuar të gjuhës normative dhe kushtetuese edhe në të drejtën anglo – saksone, sipas Black’s Law Dictionary, “shall” is “mandatory”, not “permissive”).

Pika 131.

Më tej, Gjykata duke iu rikthyer përcaktimeve në paragrafin 1 të nenit 66 të Kushtetutës thekson se vetë struktura e kësaj dispozite kushtetuese nënkupton se mbajtja e seancës konstituive brenda afatit tridhjetë (30) ditor, nuk është mundësi formale apo orientuese, por detyrim kushtetues që lidhet ngushtë me fillimin e mandatit të legjislaturës së re.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha për Radion Evropa e Lirë se ndonëse Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, mos realizimi i kësaj “nuk prodhon automatikisht pasoja juridike”.

Kjo do të thotë se jo domosdoshmërisht duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme.

JU REKOMANDOJMË

“Kosova nuk ka kohë për të humbur” – OVL UÇK i bën thirrje Kurtit të krijojë institucionet

“Kosova nuk ka kohë për të humbur” – OVL UÇK i bën thirrje Kurtit të krijojë institucionet
06/08/2026 - 15:06

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka reaguar ndaj bllokadës institucionale në Kosovë, duke e bërë përgjegjës kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mosfunksionimin e...

Më shumëDetails

Hasani sqaron situatën në Kuvend: S’shkohet në zgjedhje me automatizëm nëse s’ka konstituim, pasojat juridike pas afatit janë më të rënda

Hasani sqaron situatën në Kuvend: S’shkohet në zgjedhje me automatizëm nëse s’ka konstituim, pasojat juridike pas afatit janë më të rënda
06/08/2026 - 14:33

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani, ka sqaruar edhe atë se çfarë ndodh në rast të mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës deri nesër, shkruan Gazeta Express....

Më shumëDetails

Haziri bën thirrje për bashkëpunim: Kur nuk zbatohet vullneti i popullit, lëndohet demokracia

Haziri bën thirrje për bashkëpunim: Kur nuk zbatohet vullneti i popullit, lëndohet demokracia
06/08/2026 - 14:29

Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se pas betimit të deputetëve, Kuvendi i Kosovës po e rikthen rolin e tij kushtetues në legjislaturën e...

Më shumëDetails

Vela: Opozita para dilemës – marrëveshje për Presidentin me LVV-në, ose zgjedhje në dhjetor

Vela: Opozita para dilemës – marrëveshje për Presidentin me LVV-në, ose zgjedhje në dhjetor
06/08/2026 - 14:27

Blerim Vela, ish-shef i stafit në kabinetin e Vjosa Osmanit gjatë një periudhe kur ajo ishte presidentes e Kosovës, thotë se partitë opozitare janë para dilemës – të...

Më shumëDetails

Edhe në kompaninë Ajka Sh.P.K. me pronar Ramadan Memajn, ‘tellallin’ e Armend Mujës, u gjet vaj palme e padeklaruar

Edhe në kompaninë Ajka Sh.P.K. me pronar Ramadan Memajn, ‘tellallin’ e Armend Mujës, u gjet vaj palme e padeklaruar
06/08/2026 - 14:24

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka publikuar rezultatet e kontrollit në sektorin e qumështit. AUV, tha se nga 495 mostra që janë analizuar kanë dalë 93 mospërputhje, 46...

Më shumëDetails

Kosova Med në bashkëpunim me QKMF “Nëna Tereza” në Klinë shënojnë Javën Botërore të Udhqyerjes me Gji me aktivitete sensibilizuese

Kosova Med në bashkëpunim me QKMF “Nëna Tereza” në Klinë shënojnë Javën Botërore të Udhqyerjes me Gji me aktivitete sensibilizuese
06/08/2026 - 13:48

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Nënë Tereza” në Klinë, në bashkëpunim me Kosova Med Healthcare, ka organizuar aktivitete sensibilizuese dhe edukative në kuadër të Javës Botërore të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik

    Bie çmimi i naftës- Këto janë çmimet maksimale për sot

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Pas shtyrjes së seancës konstituive, Albin Kurti bën këtë veprim të papritur

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dy të lënduar, njëri rëndë: Krejt çka dihet për eksplodimin e veturës në Gjilan

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Edhe burri i Albulena Haxhiut godet LDK-në pas takimeve Kurti – Abdixhiku

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë