Tre persona nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku të ndodhur në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt vendit ku jetonin.
Lajmi është bërë i ditur nga një bashkëvendës i viktimave përmes një njoftimi të publikuar në Facebook.
Siç mëson Klani, viktimat janë T.A, G.A dhe L.A nga Komogllava e Ferizajt, transmeton Klankosova.tv.
Deri më tani, autoritetet gjermane nuk kanë publikuar detaje zyrtare lidhur me rrethanat e aksidentit fatal.














