Në një aksident të ndodhur mbrëmë me motoçikletë në autostradë, në afërsi të fshatit Fan të Mirditës, ka humbur jetën 38-vjeçari nga Kosova, Lorik Deci.
Vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe familjarët përmes një postimi prekës në Facebook, duke thënë se janë tronditur për këtë ngjarje tragjike
Postimi i familjarit:
Lamtumirë, Lorik…
Ka lajme që ta thyejnë zemrën. Ikja jote e parakohshme na tronditi të gjithëve. Si djalë i lagjes sonë, do të të kujtojmë gjithmonë me respekt, buzëqeshjen tënde dhe kujtimet që le pas.
Fjalët nuk e lehtësojnë dhimbjen që ndien familja jote, por lutemi që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
U prehsh në paqe, Lorik Deci.
Qoftë i lehtë dheu dhe i përjetshëm kujtimi yt.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Deci, të afërmve dhe miqve.













