Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion të suksesshëm në Mitrovicën e veriut, ku janë sekuestruar armë dhe eksploziv.
Veriu.info mëson se armët dhe eksplizivi ianë gjetur në banesën e Veljko Djordjeviq, i cili kishte marrë pjesë në sulmin terrorist në Banjskë.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se pjesë e aksionit ka qenë edhe zbulimi dhe kontrolli i një kanali që kalon nën ndërtesa afër stacionit policor në Mitrovicën e veriut, që dyshohet se perdorej si strehimore e mundshme.
Në fotot e siguruara nga Veriu.info shihet se aty është gjet një thes i zi dhe brenda tij janë gjetur uniforma, pjesë të uniformës dhe pajisje tjera.
Në kapela e gjetura, shihen simbole serbe që përdoren zakonisht nga Forcat Ajrore, Njësitë Parashutiste ose Njësitë Speciale të Serbisë.




















