Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti i shkruan Hamzës, ia ofron PDK-së këtë pozitë

07/08/2026 - 19:44
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti i shkruan Hamzës, ia ofron PDK-së këtë pozitë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Albin Kurti, përmes një letre drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i ka ofruar këtij të fundit që PDK’ja ta ketë pozitën e kryetarit të parlamentit.

Përmes letrës së tij, Kurti i drejtohet Hamzës duke thënë se, zgjedhja e presidentit duhet të bëhet nga të gjithë bashkë, siç e kërkon kushtetueshmëria.

Letra:

I nderuar kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Bedri Hamza

Ju faleminderit për përgjigjen e sotme. Më duhet ta pranoj se nuk po e kuptoj pse të mos takohemi dhe t’i bisedojmë shumë gjëra shtruar për hir të institucioneve të Republikës dhe interesit të qytetarëve. Komunikimi ynë duhet të jetë politik e kolegjial nga afër dhe jo vetëm zyrtar e me letra nga larg. Sidoqoftë, unë po i përgjigjem qëndrimit që keni shprehur ju në letrën e sotme.

E respektoj pozicionin tuaj për të mbetur në opozitë. Mirëpo, edhe konstituimin e Kuvendit edhe zgjedhjen e Presidentit/es të ri/e duhet ta bëjmë të gjithë bashkë siç e kërkon kushtetutshmëria tek e cila u betuam si deputetë të rinj dje. Ju letrën e përmbyllni duke thënë se “PDK do të japë kontributin e saj për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”. Kontributi i juaj në këtë pikë është veçse propozimi i emrit për nënkryetar nga partia juaj i/e cili/a zgjidhet vetëm pasi të votojmë edhe ne për të. Kontribut real mund të jepni pikërisht te zgjedhja e Presidentit/es, e cila do të na i evitonte edhe një palë zgjedhje të panevojshme e të paarsyeshme, gjithsesi të dëmshme si për buxhetin e shtetit ashtu edhe për ekonominë e vendit.

Meqë refuzoni të takohemi, më lejoni t’ua përsëris edhe njëherë ofertën tonë. Për qëndrimin tuaj në sallë dhe për pjesëmarrje në votimin për President/e të ri/e të Republikës jemi të gatshëm që ta bëjmë rokadën e nënkryetarit/es suaj të Kuvendit me kryetarin/en e Kuvendit nga ne. Ky do të ishte një kontribut i juaji me përfitim për PDK-në: udhëheqjen e njërës nga tri pozitat e larta politike shtetërore në Republikën e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Ministri Hoti godet rëndë Abdixhikun: Po dëshiron poste qeveritare për t’i zgjidhur problemet e brendshme

Ministri Hoti godet rëndë Abdixhikun: Po dëshiron poste qeveritare për t’i zgjidhur problemet e brendshme
07/08/2026 - 21:40

Andin Hoti, ministri në detyrë i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ka hedhur kritika në drejtim të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir...

Më shumëDetails

Murati-opozitës për seancën konstitutive: Çka kanë sot?

Murati: Kushtetuta jo rastësisht e parasheh edhe mundësinë e mandatarit të dytë për formim të qeverisë, në rast se dështon i pari
07/08/2026 - 21:35

Ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati reagoi ndaj kritikave të opozitës për mosmbajtje sonte të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues dhe caktimit për...

Më shumëDetails

Gruda: Jemi në situatë të jashtëzakonshme, anarki e plotë – Po përmbyset me qëllim rendi Kushtetues

Gruda: Jemi në situatë të jashtëzakonshme, anarki e plotë – Po përmbyset me qëllim rendi Kushtetues
07/08/2026 - 21:29

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda tha se moskonstituimi i sotëm i Kuvendit të Kosovës përbën shkelje të rendit kushtetues të vendit. Gruda në një...

Më shumëDetails

Hoti për VV’në: Tri shkelje kushtetuese ende pa nisur mandatin e ri

Hoti për VV’në: Tri shkelje kushtetuese ende pa nisur mandatin e ri
07/08/2026 - 21:15

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi vazhdimi i seancës u caktua për ditën e nesërme. Hoti tha VV’ja ka bërë tri shkelje kushtetuese...

Më shumëDetails

Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania
07/08/2026 - 20:32

Policia e Maqedonisë së veriut ka arrestuar para disa ditësh dhe po e mban në paraburgim biznesmenin kosovar Sedat Bashota, derisa po hynte nga Kosova për këtë shtet....

Më shumëDetails

Vazhdimi i seancës konstituive, Miftaraj: Fat i keq që e kemi hise Avni Deharin që është vegël e Kurtit dhe e VV-së për ta shkelë Kushtetutën

Presidenti izraelit në Gaza, thotë se po veprohet “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”
07/08/2026 - 20:24

Ehat Miftaraj, ka reaguar lidhur me thirrjen për vazhdimin e seancës konstituive për nesër, duke thënë se, tashmë, Gjykata Kushtetuese e ka vendosur afatin prej 30 ditësh për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve

    Zbulohet skema sesi dy persona hakeruan Raiffeisen Bank duke i marrë 200 mijë euro klientëve

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Bie çmimi i naftës në Kosovë, ja sa shitet sot

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta dyshohet të jenë tre mërgimtarët që vdiqën në aksidentin në Gjermani, mes tyre një 16-vjeçar

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Lamtumirë, Lorik” – familja me fjalë prekëse pas aksidentit fatal të kosovarit me motoçikletë në Shqipëri

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë