Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

GP Aviation (Prishtina Ticket) me qindra mijëra euro borxh edhe te pasagjerët, përveç 9 milionëve të shtetit gjerman

09/08/2026 - 17:08
në Kryesore, Lajme
A A
GP Aviation (Prishtina Ticket) me qindra mijëra euro borxh edhe te pasagjerët, përveç 9 milionëve të shtetit gjerman
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania ajrore GP aviation/ Prishtina Ticket që ia ka shtetit gjerman rreth 9 milionë euro, e të cilës Qeveria e Kosovës i mundësoi linja ekskluzive operimi, borxhe të shumta u ka edhe pasagjerëve të vetë.

Tashmë krejtësisht në pronësi të kosovarit Edvin Rrahmanaj, GP aviation del t’u ketë borxh qindra mijëra euro pasagjerëve të vet.

Vox Kosova ka siguruar përgjigje nga FlyHelp, platformë që merret me mbrojtjen e të drejtave të pasagjerëve në rastet e vonesave dhe anulimeve të fluturimeve.

Ulpian Leka nga Fly Help i ka thënë Vox-it se pagesat e pakryera kapin “shumën 6 shifrore”.

“GP Aviation ndjek një strategji sistematike zvarritjeje. Kundër çdo vendimi që nxjerrim në favorin tonë, kompania paraqet ankesë, edhe kur kjo nuk ka asnjë bazë ligjore reale“, tha Leka.

Jo veç zvarritja, edhe pasi pasagjerët fitojnë deri në gjykatë, kompania nuk i paguan.

“Agjensionet që shesin bileta për GP, si dhe vetë GP Aviation, i kontaktojnë shpesh pasagjerët drejtpërdrejt, duke u kërkuar mbylljen e rastit dhe duke u ofruar biletë falas ose pagesë të pjesshme si kompensim”.  

Disa prej tyre natyrisht, kanë rënë pre e presionit…

“Ka pasur raste kur pasagjerët na janë lutur t’ua mbyllim rastin, pasi kishin frikë se nuk do të mund të fluturonin më me kompaninë”.

Megjithatë këto borxhe mund të shkaktojnë diçka krejt fatale për kompaninë që do të jetë përfituesja më e madhe e 2 milionëshit qe Kurti e shpërndau para zgjedhjeve.

“Bllokimi i avionit në terren gjithashtu nuk mund të përjashtohet. Ne supozojmë që GP Aviation mund të likuidohet përpara se të shlyhen të gjitha detyrimet, pasi mjetet për t’i paguar ato vështirë se mund të gjenden”.

Edhe më tutje, Ministria e Infrastruturës dhe Aeroporti nuk kanë treguar se cila kompani ajrore është përfituesja më e madhe e 2 milionëshit të Kurtit, teksa tashmë Vox Kosova i është drejtuar Agjencisë për Privatësi pasi institucionet refuzojnë ti japin këto të dhëna.

JU REKOMANDOJMË

Të shtëna me armë në qendër të Mitrovicës, e konfirmon Policia

Të shtëna me armë në qendër të Mitrovicës, e konfirmon Policia
09/08/2026 - 19:09

Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur sot në Mitrovicën e Jugut. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Avni Zaiti, zëdhënës i policisë për rajonin...

Më shumëDetails

Konjufca: I marrim me keqardhje komentet e Zelenskyt, Kosova ka qëndruar pa mëdyshje krah Ukrainës

Konjufca uron Trump: Mezi pres që të fillojmë punën – i bindur se do t’i shtyjmë synimet e interesat përpara edhe gjatë mandatit të tij
09/08/2026 - 18:52

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka reaguar pas deklaratave të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd se Ukraina nuk e njeh dhe nuk ka ndërmend ta...

Më shumëDetails

Deklaratat e Vuçiq për Ujmanin strategji e tij para zgjedhjeve, Trajkoviq: I ka rënë popullariteti

Deklaratat e Vuçiq për Ujmanin strategji e tij para zgjedhjeve, Trajkoviq: I ka rënë popullariteti
09/08/2026 - 18:39

Deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se po shqyrtohet ndryshimi i rrjedhës së lumit Ibër, është për përdorim të brendshëm politik. Ai e di mirë se e...

Më shumëDetails

Dorëzohet Elvis Hoxha për dezinformatën me Time Kadriajn: Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje

Dorëzohet Elvis Hoxha për dezinformatën me Time Kadriajn: Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje
09/08/2026 - 18:06

Profesori dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje shpërndau dezinformatë për deputeten Time Kadriaj, kinse Serbia po e lavëdronte për gjuajtjen me vezë të Kryetarit të VV-së, Albin Kurti. Gazeta...

Më shumëDetails

Montazhi me AI ndaj Time Kadriajt, reagon deputetja: S’ju shpëton as Beogradi!

Montazhi me AI ndaj Time Kadriajt, reagon deputetja: S’ju shpëton as Beogradi!
09/08/2026 - 17:51

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka shpërndarë një montazh të krijuar me inteligjencë artificiale, duke e paraqitur kinse gazetën serbe “Blic” ka publikuar në numrin...

Më shumëDetails

Time Kadriaj, vezët, Kurti dhe Kuvendi edhe në Televizionin Shtetëror të Kinës

Time Kadriaj, vezët, Kurti dhe Kuvendi edhe në Televizionin Shtetëror të Kinës
09/08/2026 - 17:36

Edhe televizioni shtetëror i Kinës ka raportuar për incidentin e djeshëm në Kuvendin e Kosovës, duke publikuar një video. Një deputete e opozitës hodhi vezë ndaj kryeministrit në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për plagosjen që ndodhi mbrëmë, mesazh policisë: Nuk dorëzohem, kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem

    I dyshuari për plagosjen që ndodhi mbrëmë, mesazh policisë: Nuk dorëzohem, kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Bie pak çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë, caktohen çmimet tavan për sot e nesër

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dorëzohet Elvis Hoxha për dezinformatën me Time Kadriajn: Shpërndava para pak orësh një info të rremë dhe për këtë kërkoj falje

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • BE-ja me plan strategjik për 6-shen e Ballkanit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • OVL-UÇK reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt në Beograd

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë