Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rafuna: Rritja e çmimit të naftës po ua rrit kostot bizneseve, mund të tkurr prodhimin dhe të rrisë papunësinë

10/08/2026 - 09:06
në Kryesore, Lajme
A A
Rafuna: Nga masat e vendosura ndaj importeve të Serbisë kanë pësuar bizneset
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rritja e çmimit të derivateve të naftës po shihet si një tjetër goditje për bizneset në Kosovë, duke shtuar kostot operative dhe duke rrezikuar konkurrueshmërinë e prodhimeve vendore përballë importeve, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë për Ekonomia Online se në rast të një rritjeje të mëtejshme të çmimeve të naftës dhe mungesës së masave institucionale, pasojat mund të jenë tkurrja e prodhimit, rritja e importeve dhe humbja e vendeve të punës.

Duke folur për ndikimin e çmimeve të derivateve te bizneset, Rafuna ka deklaruar se rritja e çmimit të naftës përkthehet drejtpërdrejt në rritje të kostove operative për kompanitë.

“Bizneseve u ka rritur koston e prodhimit. Rritja e çmimit të derivateve të naftës është rritje e kostos operative për çdo biznes. Rritje e kostos operative që reflektohet në prodhim ose në shërbim që ofrojnë kompanitë tona. Pa dyshim që mosndërmarrja e asnjë mase për ta mundësuar, për ta lehtësuar, sidomos disa sektorë që janë më strategjikë dhe më të ndjeshëm siç është sektori i bujqësisë, sektori i prodhimit, sektori i transportit rrugor, sektori i transportit të udhëtarëve, qoftë i brendshëm, qoftë i jashtëm e kështu me radhë pa dyshim që ka ndikuar negativisht dhe nuk i ka bërë konkurrentë kundrejt prodhimeve të huaja që po importohen në vendin tonë”, ka thënë Rafuna.

Sipas tij, produktet vendore tashmë në disa raste janë më të shtrenjta se ato të importuara, ndërsa si faktor përmend edhe politikat fiskale dhe subvencionet që aplikohen në shtetet prej nga importohen këto produkte.

“Dhe ne jemi dëshmitarë me pa që produktet tona kohët e fundit janë më të shtrenjta sesa produktet që importohen, sidomos prej atyre vendeve që i subvencionojnë apo që kanë ndërmarrë veprime të politikave fiskale për të ndikuar në uljen e çmimit të produktit të atij produkti në tregun jo vetëm të brendshëm të atyre shteteve, por edhe për eksport në vendet e tjera”, është shprehur ai.

Rafuna ka bërë të ditur se Oda Ekonomike e Kosovës u ka kërkuar institucioneve që të ndërmarrin masa fiskale për t’ua lehtësuar barrën bizneseve, përfshirë ndërhyrjen në akcizë dhe tatimin mbi vlerën e shtuar.

“Kështu që ne me kohë kemi kërkuar, kemi ofruar studim, kemi dorëzuar dokumente të shkruara te qeveria për ta ndihmuar që të marrë veprime të politikave fiskale, sidomos te normat e tatimit te akcizës ose ta reduktojë, ose ta eliminojë për një kohë të caktuar, apo edhe të tatimit të vlerës së shtuar, për shkak se efekti në buxhetin e shtetit kishte me qenë zero”, ka deklaruar Rafuna.

Ai ka paralajmëruar se situata mund të rëndohet edhe më tej nëse çmimet e naftës vazhdojnë të rriten në tregjet globale dhe institucionet e Kosovës nuk ndërmarrin masa për ta përballuar këtë goditje.

“Jo, në qoftë se na ndodh kjo, që do të ketë rritje më të tutjeshme të çmimit të derivateve të naftës dhe nuk ndërmerret ndonjë veprim nga institucionet tona (tani nga Qeveria në detyrë siç po quhet), ka me u tkurrur prodhimi ynë, ka me na u rritur importi, edhe do të vazhdojmë me krizën tonë ku shumë punëtorë do të jenë pa punë. Për shkak se kur tkurret prodhimi, duhet t’i lirosh punëtorët, se nuk i ke mundësitë t’i mbash edhe punëtorët”, ka thënë kryetari i OEK-ut.

Rafuna ka marrë si shembull sektorin e bujqësisë, duke thënë se mungesa e ndërhyrjeve në kohën e duhur ka ndikuar në rritjen e importeve të produkteve bujqësore.

“Kështu që do të ishte e dhimbshme. Për shembull, shihne tani: nuk morëm ndonjë veprim për ta ndihmuar sektorin e bujqësisë dhe tani po e shohim se sa u rrit importi i produkteve bujqësore prej jashtë, për shkak se nuk u ndërmor një veprim kur ishte koha që të ndihmohen ato prodhime bujqësore. Nuk mundesh ti pataten ose domaten me e kultivuar në muajin shtator ose tetor, ajo e ka muajin prill, maj, kohën e caktuar. Dhe duhet në atë periudhë kur kohë me ndërhyrë si institucione”, ka deklaruar ai.

Rafuna është pyetur edhe për mungesën e fuqisë punëtore, problem me të cilin, sipas tij, bizneset kosovare po përballen gjithnjë e më shumë.

“Po, edhe me të madhe. Ka mungesë të fuqisë punëtore. Kjo i ka shtyrë bizneset që të investojnë më shumë në makineri, është investim shtesë. Mirëpo i domosdoshëm për me pa në afatmesëm edhe në afatgjatë që sadopak me zbutur këtë mungesën e fuqisë punëtore”, ka thënë Rafuna.

Ai ka bërë të ditur se Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me donatorë dhe partnerë ndërkombëtarë, po punon për zhvillimin e mësimit dual si një mënyrë për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore.

“Në krahun tjetër jemi duke punuar ne si Odë Ekonomike me gjithë donatorët, me Qeverinë e Luksemburgut, me LuxDev-in, me Qeverinë gjermane përmes GIZ-it, me Qeverinë zvicerane përmes Swisscontact-it, që ta zhvillojmë sa më shumë mësimin dual, në mënyrë që ta zbusim këtë mungesën e fuqisë punëtore”, ka shtuar Rafuna.

JU REKOMANDOJMË

Besa Shahini bëhet nënë, tregon pse mungoi nga angazhimi publik – nuk i kursen lavdatat për personelin mjekësor në QKUK

Besa Shahini bëhet nënë, tregon pse mungoi nga angazhimi publik – nuk i kursen lavdatat për personelin mjekësor në QKUK
25/09/2026 - 11:04

Ish-kandidatja për kryetare të komunës së Prishtinës, Besa Shahini, ka njoftuar se është bërë nënë, duke thënë se kjo ka qenë arsyeja se pse s’ka qenë e angazhuar...

Më shumëDetails

Hamza para mbledhjes së Kryesisë: Kërkojmë të procedohet Ligji për Specialen, respektojmë vendimin e Kushtetueses

Hamza para mbledhjes së Kryesisë: Kërkojmë të procedohet Ligji për Specialen, respektojmë vendimin e Kushtetueses
25/09/2026 - 10:59

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për media para hyrjes në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Kur është pyetur nëse do ta procedojnë emrin e...

Më shumëDetails

Mavraj fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të gjithë bashkë për çlirimtarët

Mavraj fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të gjithë bashkë për çlirimtarët
25/09/2026 - 10:42

Ish-pjesëmarrësi dhe një nga figurat e protestave të 1 tetorit 1997, Muhamet Mavraj, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për 1 tetor 2026...

Më shumëDetails

Italia ndalon zyrtarisht burkat dhe nikabet në shkolla, arsyetohet Meloni

Italia ndalon zyrtarisht burkat dhe nikabet në shkolla, arsyetohet Meloni
25/09/2026 - 10:12

 fytyrën, përfshirë burkat dhe nikabet, në shkolla. Kryeministrja Giorgia Meloni e ka mbështetur masën, duke deklaruar se askush nuk duhet të detyrohet ta fshehë fytyrën. Vendimi është pjesë...

Më shumëDetails

“Të shpërbëhet Specialja”, ish-këshilltari i Trumpit: Mendoj që kjo gjykatë është e paligjshme

“Të shpërbëhet Specialja”, ish-këshilltari i Trumpit: Mendoj që kjo gjykatë është e paligjshme
25/09/2026 - 09:37

Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, është shprehur për shkrirjen e Gjykatës Speciale, duke deklaruar se proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së kanë një element...

Më shumëDetails

OVL-UÇK proteston sot në të gjitha qytetet e Kosovës

OVL-UÇK proteston sot në të gjitha qytetet e Kosovës
25/09/2026 - 09:21

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka organizuar sot protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    173 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, publikohen pikat e rendit të ditës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Goditet grupi i dyshuar për fajde e kanosje në Prishtinë, këta janë tre të arrestuarit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • A do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Speciales? Kjo është përgjigjja e Kurtit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë