Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konjufca: Serbia mbetet kërcënim për paqen në rajon, BE po tregohet tolerante ndaj Beogradit

10/08/2026 - 10:58
në Kryesore, Lajme
A A
Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, pret forcimin e partneritetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Serbia vazhdon të paraqesë rrezik për stabilitetin e Ballkanit dhe Evropës.

Konjufca kritikoi po ashtu Bashkimin Evropian për, siç u shpreh, qasje tepër tolerante ndaj politikës së Serbisë.

Sipas tij, një qasje e tillë mund ta ketë inkurajuar Beogradin që të vazhdojë me të njëjtën politikë.

“Retorika e pandryshuar agresore e politikës zyrtare serbe kundrejt Republikës së Kosovës dëshmon se Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për paqen rajonale dhe evropiane. Deklarata e ministres serbe se po të ishte në vend të Milosheviqit do ta spastronte etnikisht Kosovën sërish, është një deklaratë që duhet ta marrim seriozisht jo vetëm si shtet i Kosovës, por duhet të merret po aq me vëmendje dhe me seriozitet edhe nga aleatët tanë ndërkombëtarë, që kanë investuar dhe investojnë në sigurinë dhe në paqen e rajonit tonë. Qëndrimet tolerante të Bashkimit Evropian ndaj pozicioneve të tilla të Serbisë e kanë inkurajuar vetë Serbinë”, tha ai.

Ai foli edhe për pozicionimin e Kosovës në zhvillimet ndërkombëtare, duke thënë se Prishtina ka qenë në linjë me aleatët perëndimorë për çështjet e sigurisë.

Konjufca tha se Kosova ka mbështetur Ukrainën përballë agresionit rus dhe ka përkrahur sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga vendet perëndimore.

“Rrethanat e trazuara globale të viteve të fundit kanë dëshmuar se Republika e Kosovës, si shtet sovran, dhe i pavarur, ka qëndruar e palëkundur në mbështetjen e aleancës perëndimore për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës kundrejt agresionit të Rusisë dhe i ka mbështetur të gjitha masat sanksionuese që aleanca perëndimore ia ka vendosur Federatës Ruse. Po ashtu, Republika e Kosovës qëndron përkrah aleatit tonë më të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjen e tyre për të ndërtuar paqen në Lindjen e Mesme”, tha mes tjerash Konjufca./Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Ambasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta

Ambasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta
25/09/2026 - 11:46

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet kryesore të vendit, Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës,...

Më shumëDetails

Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
25/09/2026 - 11:33

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara e ka dërguar në Qeveri. Burimet e gazetës Nacionale kanë...

Më shumëDetails

Musliu kërkon që Qeveria të ndriçohet me mesazhin “Jo në emrin tim!”

Musliu kërkon që Qeveria të ndriçohet me mesazhin “Jo në emrin tim!”
25/09/2026 - 11:30

Me anë të një kërkese drejtuar institucioneve, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që objekti i Qeverisë së Kosovës urgjentisht të ndriçohet me sloganin “JO NË EMRIN...

Më shumëDetails

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
25/09/2026 - 11:28

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur tashmë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit që po drejtohet nga Albulena Haxhiu. Në mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e partive më të...

Më shumëDetails

Besa Shahini bëhet nënë, tregon pse mungoi nga angazhimi publik – nuk i kursen lavdatat për personelin mjekësor në QKUK

Besa Shahini bëhet nënë, tregon pse mungoi nga angazhimi publik – nuk i kursen lavdatat për personelin mjekësor në QKUK
25/09/2026 - 11:04

Ish-kandidatja për kryetare të komunës së Prishtinës, Besa Shahini, ka njoftuar se është bërë nënë, duke thënë se kjo ka qenë arsyeja se pse s’ka qenë e angazhuar...

Më shumëDetails

Hamza para mbledhjes së Kryesisë: Kërkojmë të procedohet Ligji për Specialen, respektojmë vendimin e Kushtetueses

Hamza para mbledhjes së Kryesisë: Kërkojmë të procedohet Ligji për Specialen, respektojmë vendimin e Kushtetueses
25/09/2026 - 10:59

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për media para hyrjes në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Kur është pyetur nëse do ta procedojnë emrin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    177 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 44
  • Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Goditet grupi i dyshuar për fajde e kanosje në Prishtinë, këta janë tre të arrestuarit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, publikohen pikat e rendit të ditës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • A do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Speciales? Kjo është përgjigjja e Kurtit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë