Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një set fotografish nga pushimet e saj.
Në disa prej fotove, Marina shfaqet, duke shijuar ditët e relaksit pranë detit, ndërsa në setin e fotografive ka përfshirë edhe momente familjare, ku shihet së bashku me vajzën e saj dhe nënën.

Me pamje verore dhe një atmosferë të qetë buzë detit, postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Marina është shfaqur me një kostum të kuq banjoje, të kombinuar me një kapele verore, ndërsa fotografitë përcjellin momente të ngrohta familjare.

Krahas fotove, ajo ka shkruar një dedikim të shkurtër: “Diell, det dhe dashni”, duke shprehur kënaqësinë për këto momente pranë njerëzve të saj më të dashur.

Postimi është shoqëruar me komente dhe emoji të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë komplimentuar moderatoren për paraqitjen./Indeksonline/













