Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush e urdhëroi vrasjen e legjendës së rap-it? Nis gjyqi 30 vite pas vrasjes së Tupac Shakur

11/08/2026 - 17:49
në ShowBiz
A A
Kush e urdhëroi vrasjen e legjendës së rap-it? Nis gjyqi 30 vite pas vrasjes së Tupac Shakur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

30 vjet pas vrasjes së Tupac Shakur, në Las Vegas nis gjyqi ndaj një ish-drejtuesi bande, i akuzuar se orkestroi vrasjen e një prej reperëve më të njohur të të gjitha kohërave.

Procesi nuk pritet domosdoshmërish të përcaktojë se kush qëlloi ndaj Shakur natën e 7 shtatorit 1996, kur reperi ndodhej në Las Vegas për të ndjekur një ndeshje boksi të Mike Tyson.

Megjithatë, prokuroria synon të provojë se Duane “Keffe D” Davis, ish-drejtues i bandës South Side Compton Crips, urdhëroi vrasjen dhe siguroi armën e përdorur në krim. Davis, tashmë 63 vjeç, rrezikon burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht.

Vrasja e Tupac mbetet një nga krimet e pazbardhura më të famshme në Shtetet e Bashkuara. Shakur, i vrarë në moshën 25-vjeçare, ishte një nga figurat qendrore të rivalitetit të famshëm mes skenave të rap-it të Bregut Perëndimor dhe atij Lindor të Shteteve të Bashkuara.

I njohur për këngë si “California Love” dhe albumin “All Eyez on Me”, Tupac u shndërrua shpejt në një prej figurave simbol të rap-it kalifornian pasi nënshkroi me Death Row Records në Los Angeles.

Procesi pritet të rikthejë në vëmendje edhe konfliktin mes Death Row Records, të themeluar nga Marion “Suge” Knight, dhe Bad Boy Records, kompanisë së krijuar në Bregun Lindor nga Sean “P. Diddy” Combs.

Christopher “The Notorious B.I.G.” Wallace, reperi që punonte me Bad Boy Records, u vra gjashtë muaj pas vdekjes së Shakur.

Sipas akuzës, Death Row Records mbrohej nga Mob Piru, një bandë e Los Angeles me të cilën ishte i lidhur edhe Suge Knight. Bad Boy Records, ndërkohë, kishte angazhuar për mbrojtje bandën rivale South Side Compton Crips, të drejtuar nga Davis.

Ngjarja që, sipas prokurorisë, çoi drejt vrasjes ndodhi pas ndeshjes së Mike Tyson në kazinonë MGM Grand. Suge Knight dhe Tupac Shakur u përfshinë në një përleshje me nipin e Davis, Orlando “Baby Lane” Anderson, pasi ky i fundit kishte marrë me forcë një medalion nga një punonjës i Death Row.

Sipas aktakuzës, Davis organizoi më pas një sulm hakmarrës ndaj Shakur.

JU REKOMANDOJMË

Alba përfundon në spital

Alba përfundon në spital
11/08/2026 - 18:57

Albana Vukaj, e cila njihet si një ndër personat më aktivë në rrjetet sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi në formën e saj më të mirë, sot ka habitur...

Më shumëDetails

“Zemra ime është me ju. Qëndroni të bashkuar”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la shumë të vdekur

“Zemra ime është me ju. Qëndroni të bashkuar”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la shumë të vdekur
11/08/2026 - 17:51

Në një postim emocional në rrjetet sociale ylli kolumbian i muzikës pop, Shakira, ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e saj me të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që...

Më shumëDetails

Çka ndodhi me Albën? Bukuroshja shqiptare përfundon në spital

Alba Vukaj shijon pushimet në Tajlandë, paraqitet plot elegancë në fotot e fundit
11/08/2026 - 17:11

Bukuroshja shqiptare, Albana Vukaj, ka përjetuar një moment të papritur. Ajo u shtri papritmas në spital, raporton IndeksOnline. Në rrjetin social Instagram, Alba ndau një fotografi duke marrë...

Më shumëDetails

Marina “godet” nga pushimet, momente të veçanta njerëzit e zemrës

Marina “godet” nga pushimet, momente të veçanta njerëzit e zemrës
11/08/2026 - 14:30

Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një set fotografish nga pushimet e saj. Në disa prej fotove, Marina shfaqet, duke shijuar ditët...

Më shumëDetails

Nuk pret shumë, ish-banori i “BBVK”-së po fejohet së shpejti?

Kush janë dy banorët që sonte pritet të futen në Big Brother Vip Kosova …
11/08/2026 - 12:21

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Toney, ka paralajmëruar një episod të veçantë të emisionit të tij “Spicy Show”, ku për herë të parë do të shfaqet...

Më shumëDetails

“Duqja”, Santiana paska shtuar goxha kliogram – shfaqet në këtë gjendje

Santiana për lojën me Bucin: Jam vërshuar nga komentet negative (VIDEO)
11/08/2026 - 10:43

Santiana Maloku është një nga personazhet me të komentuara në mediat roze. Bukuroshja nga Gjakova ka ‘trazuar’ rrjetin me postimin e fundit. Ajo ka publikuar një fotografi nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    272 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë