Një rrahje e rëndë ka ndodhur mes pesë personave në Dumnicë të Epërme të Vushtrrisë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Pas një mosmarrëveshje, pesë persona janë përfshirë në rrahje dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.
Si pasojë pesë personat janë dërguar në QKUK.
Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një shufër metalike dhe një libelë.
Raporti i plotë policor:
Fshati Dumnicë e Epërme, Vushtrri 04.09.2022 – 21:25. Pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore. Pesë të dyshuarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar si provë materiale një shufër metalike dhe libelë. Rasti në procedurë të rregullt.