Ditëlindja edhe këtë vit e ka gjetur këngëtaren e njohur Iliriana në mes të një sezoni mjaft aktiv dhe me një agjendë të ngjeshur me dasma e mbrëmje muzikore.
Mirëpo, angazhimet e shumta nuk e penguan partnerin e saj të jetës dhe skenës, Adrin, që kjo ditë e veçantë të marrë të gjithë vëmendjen e duhur.
Pavarësisht vlugut të madh të punëve, Adri u kujdes që ditëlindja e Ilirianës të shënohet fiks siç duhet në mesnatë.
Edhe pse mbrëmjen e kaluan në punë duke kënduar në një dasmë, me të hyrë mesnata, ai ka gjetur kohën për ta uruar partneren e tij prej vitesh.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Adri publikoi një fotografi ku Iliriana shihet e buzëqeshur me një tufë me trëndafila të kuq në duar, ndërsa shkroi fjalët e ngrohta: “Urime ditëlindja dashuri”, shoqëruar me një zemër të kuqe.
Çifti mbetet një nga më të dashurit për publikun, duke dëshmuar se përveç bashkëpunimit të suksesshëm në muzikë, dashuria dhe vëmendja ndaj njëri-tjetrit mbeten gjithmonë në plan të parë.
Urime edhe nga ne Iliriana!














