Po vjen dasmë e vërtetë nga Big Brother VIP Kosova!
Kjo periudhë po rezulton mjaft e frytshme për çiftet e krijuara në format. Vetëm pak kohë më parë, Ana dhe Kevini konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë, duke shënuar edhe beben e parë nga një çift i Big Brother VIP Kosova.
Por, lajmet e bukura nuk mbarojnë këtu. Një nga çiftet më të dashura të edicionit të fundit po bën hapin e madh. Po, më dëgjuat mirë… Po martohen!
Dhe nuk do të presin gjatë. Vetëm pak muaj pas Big Brother VIP Kosova 4, ku nisi historia e tyre, gjithçka tashmë është vendosur.
Burime ekskluzive të Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se Kushtrimi dhe Aurora do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë të madhe.
Përgatitjet kanë nisur, ndërsa dasma pritet të zhvillohet në fillim të muajit tetor. Dhe ka edhe një tjetër detaj. Gjithçka do të organizohet sipas traditave shqiptare, ndërsa Aurora do të ketë paraprakisht edhe kanagjegjin.
Shkëndijat mes tyre nisën brenda shtëpisë, por lidhja mori formë të plotë jashtë kamerave, ku dyshja zgjodhi ta jetojë historinë më në privatësi.
Ndërkohë, Kushtrimi po vazhdon suksesshëm sezonin e dasmave, ndërsa Aurora po shndërrohet në një nga fytyrat më simpatike të ekranit. Nga Big Brother VIP Kosova 4 drejt e në dasmë… tetori do të jetë muaji i tyre.













