Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Jasir Asani po e shkruan historinë në Iran

25/08/2026 - 14:14
në Sport
A A
Jasir Asani po e shkruan historinë në Iran
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Esteghlal në ndeshjen me Sepahanin shkroi një faqe të re të historisë në futbollin iranian. Skuadra ku aktivizohet edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Jasir Asani, ka kaluar kuotën e 1100 golave në total duke vendosur një rekord historik, pasi asnjë klub tjetër nuk ka shënuar më shumë.

Jasir Asani ka firmën e tij në këtë rekord të Esteghlalit, pasi ishte ai që e shënoi golin e 1100 për skuadrën e tij, kur zhbllokoi rezultatin në ndeshjen e fundjavës.

Por jo vetëm kaq, Asani në sfidën me Sepahanin arriti në kufirin e 100 golave të shënuar në karrierën e tij me klube.

Dhe në këtë pikë Esteghlali në rrjetet sociale i bëri një dedikim Asanit për shifrat e regjistruar prej tij dhe kontributin që po jep te Esteghlali ku ai është një prej futbollistëve më të rëndësishëm të kësaj skuadre që po kryeson kampionatin iranian të futbollit.

Postimi i klubit të Esteghlal

Një natë historike për Esteghlal dhe Jasirin, me diferencën e 1000 golave! Goli i minutës së 4-t të Jasir Asanit kundër Sepahanit nuk ishte vetëm fillimi i një fitoreje të madhe. Ky gol e çoi edhe Esteghlalin drejt një rekordi historik, ndërsa shënoi një moment të rëndësishëm në karrierën e yllit të skuadrës “blu”. Sipas faqes zyrtare të klubit Esteghlal, ndeshja mes Esteghlalit dhe Sepahanit në stadiumin “Shuhada-ye Shahr-e Qods” ishte një natë e paharrueshme për skuadrën “blu” dhe Jasir Asanin. Ylli i Esteghlalit arriti të shënonte vetëm katër minuta pas nisjes së ndeshjes, duke realizuar golin e parë të takimi. Një gol që hodhi bazat për fitoren e rëndësishme të Esteghlalit në një nga ndeshjet më të forta të sezonit. Megjithatë, rëndësia e këtij goli nuk kufizohet vetëm te tri pikët e ndeshjes. Gjuajtja e Jasir Asanit ishte goli i 1100-të i klubit Esteghlal në historinë e kampionatit. Ky është një rekord historik që e bëri skuadrën “blu” klubin e parë në historinë e kampionatit që arrin kuotën e 1100 golave të shënuar. Kjo natë e veçantë ishte e rëndësishme edhe për Jasir Asanin në aspektin personal. Sulmuesi i Esteghlalit, me golin ndaj Sepahanit, regjistroi golin e 100-të të karrierës së tij në futbollin e klubeve, duke e bërë emrin e tij edhe më të spikatur në një nga netët më historike të vitit për Esteghlalit. Fitorja në një ndeshje të rëndësishme dhe të ndjekur nga shumë tifozë, shënimi i golit të 1100-të të Esteghlalit në kampionat dhe arritja e Jasir Asanit në kuotën e 100 golave me klubet ishin tri ngjarje të rëndësishme që u realizuan në të njëjtin moment dhe me të njëjtën goditje’.

JU REKOMANDOJMË

Lamine Yamal reagon pasi Topi i Artë s’u bë i tiji

Lamine Yamal reagon pasi Topi i Artë s’u bë i tiji
27/10/2026 - 21:06

Lamine Yamal ka reaguar pas ndarjes së çmimeve të Topit të Artë, duke thënë se është i bindur se një ditë do të vijë momenti i tij. Ylli...

Më shumëDetails

Yamal ka kohë: Messi, Cristiano Ronaldo dhe legjendat e tjera e fituan Topin e Artë pas moshës 20-vjeçare

VIDEO/ Emocionohet Lamine Jamal, tifozi i zjarrtë i bën dhuratën speciale përpara ndeshjes kundër Uruguait
27/10/2026 - 14:30

Lamine Yamal nuk arriti ta fitojë Topin e Artë 2026, pasi përfundoi në vendin e tretë, pas Harry Kane dhe Kylian Mbappé. Megjithatë, talenti i Barcelonës ka ende...

Më shumëDetails

Luis de la Fuente, trajneri më i mirë në botë

Luis de la Fuente, trajneri më i mirë në botë
27/10/2026 - 10:54

Luis de la Fuente është shpallur trajneri më i mirë i vitit 2026, pas suksesit historik me Kombëtaren e Spanjës, me të cilën fitoi Kupën e Botës. Përzgjedhësi...

Më shumëDetails

Shuhen të gjitha dyshimet, Harry Kane është fituesi i “Topit të Artë”

Shuhen të gjitha dyshimet, Harry Kane është fituesi i “Topit të Artë”
27/10/2026 - 10:18

Harry Kane është fituesi i ri i “Topit të Artë”. Forma e tij e jashtëzakonshme me Bayernin, u shpërblye duke e arritur suksesin më të madh për një...

Më shumëDetails

Para ceremoninë e “Topit të Artë”, Yamal lë pas yjet e futbollit botëror

VIDEO/ Emocionohet Lamine Jamal, tifozi i zjarrtë i bën dhuratën speciale përpara ndeshjes kundër Uruguait
26/10/2026 - 15:48

Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen statistikore të futbollistëve me paraqitjet më të mira gjatë vitit të fundit, ku në krye të listës qëndron ylli i Barcelonës,...

Më shumëDetails

Bayerni, e vetmja skuadër pa humbje në Europë deri tani

Bayerni, e vetmja skuadër pa humbje në Europë deri tani
26/10/2026 - 15:15

Skuadra e Bayern Munchenit është e vetmja pa humbje gjatë këtij sezoni në Europë. Bayerni ka 12 ndeshje që s’ka pësuar humbje gjatë këtij edicioni, shkruan Indeksonline Kështu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Prokuroria tregon se për çfarë akuzohet ish-burri i Arlinda Zekës: Ia nxori rrobat nga rrobalarësja në oborr…!

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kryeprokurori i Shtetit nxjerrë tri vendime që ndërlidhen me rastin e Arlinda Zekajt

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë