Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoti: “Bllokimi i institucioneve ka një adresë – LVV dhe Kurti”

26/08/2026 - 11:39
në Kryesore, Lajme
A A
Hoti: Ne kemi punuar ngushtë me aleatët që çështja e Kosovës të jetë sfidë për integrim euroatlantik e jo sfidë e sigurisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se, me përfundimin e muajit gusht, 120 deputetë do të marrin rroga pa punuar asgjë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti u shpreh se rezultati zgjedhor i 7 qershorit është i qartë, sakaq partia e parë e ka mundësinë të konstituojë Kuvendin dhe të formojë qeverinë.

“Bllokimi i funksionimit të institucioneve ka një adresë: Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti dhe të gjithë ata, që në çfarëdo forme, po e ndihmojnë këtë bllokim të funksionimit të dy institucioneve të larta të shtetit” thotë Hoti.

Ai tregon se punë të rëndësishme do të mund të kryheshin në Kuvend, nëse do të kishte qeveri funksionale. Mes të tjerash, ai përmend rishikimin e buxhetit, ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe mbikëqyrjen parlamentare të qeverisë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Për disa ditë përmbyllet muaji gusht. 120 deputetët e betuar të Kuvendit të Kosovës i pritet t’i marrin rrogat e tyre pa punuar absolutisht asgjë.

Rezultati i zgjedhjeve të qershorit është i qartë: partia e parë, së bashku me një pjesë të deputetëve që përfaqësojnë komunitetet joshumicë, e ka mundësinë ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë.

Pas këtyre veprimeve, do të vazhdonin negociatat mes partive politike për zgjedhjen e Presidentit, brenda afatit kushtetues prej 60 ditësh.

Në ndërkohë, javët e gushtit dhe muaji shtator do të shfrytëzoheshin për punë konkrete dhe urgjente:

* rishikimin e buxhetit të këtij viti, i cili është dëmtuar dhe është bërë katrahurë me vendime arbitrare të Qeverisë në detyrë;

* ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në mënyrë që të mos humben fondet, në veçanti fondet e BE-së në kuadër të planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor;

* mbikëqyrjen parlamentare të Qeverisë nga opozita, në veçanti shqyrtimi urgjent i raporteve të Auditorit të Përgjithshëm, të cilat raporte nuk janë shqyrtuar as për vitin 2024.

Bllokimi i funksionimit të institucioneve ka një adresë: Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti dhe të gjithë ata, që në çfarëdo forme, po e ndihmojnë këtë bllokim të funksionimit të dy institucioneve të larta të shtetit.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Dokumentimi i krimeve të luftës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës

Kurti “shliron” dorën, ofron poste qeveritare për komunitet jo shumicë
07/11/2026 - 02:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, nga drejtori i tij, Atdhe Hetemi, me ç’rast...

Më shumëDetails

Jakup Krasniqi refuzoi kontrollin e syve te mjekët në Hagë, kreu i Veteranëve jep detaje pas vizitës në burg

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vjet burg
07/11/2026 - 02:44

Kreu i OVL- UÇK, Hysni Gucati, ka vizituar Jakup Krasniqin në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gucati ka thënë se është e vërtetë që Jakup Krasniqi ka refuzuar...

Më shumëDetails

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
06/11/2026 - 22:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thënë se edhe Prokuroria, edhe ZRRE-ja e kanë vërtetuar se ka pasur manipulime në çmime në...

Më shumëDetails

Deputeti i LDK’së Ermal Sadiku i reagon Kryeprokurorit që i priti në zyrë familjen Dehari: S’je politikan, qytetarët janë të barabartë

Kapiteni i Algjerisë: Ishte e vështirë, luajtëm ndaj lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave
06/11/2026 - 22:36

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Ermal Sadiku, ka reaguar pas takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me familjen Dehari, duke kërkuar nga ai që të marrë përgjegjësi...

Më shumëDetails

Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua

Çështja e presidentit, Musliu: PDK nuk ulet në tavolinë me një uzurpator
06/11/2026 - 22:27

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se në garën e ardhshme zgjedhore për kryetar të kësaj partie duhet të jetë edhe një kandidate grua,...

Më shumëDetails

Rriten çmimet e parkingut në Prishtinë?

Rriten çmimet e parkingut në Prishtinë?
06/11/2026 - 22:14

Një rregullore e re për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të “Prishtina Parking” parasheh ndryshime të rëndësishme në mënyrën e menaxhimit të parkingjeve publike, tarifat për parkim, të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    224 Shpërndaje
    Shpërndaje 90 Tweet 56
  • Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, merren tri vendime

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Del emri i punonjësit të bankës që dyshohet se hyri në llogarinë e Përparim Ramës

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48
  • Nora Istrefi blen këpucë me çmim marramendës

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë