Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Në kundërshtim me lejet, mungesë e inspektimeve”, auditimi evidentoi mangësi në menaxhimin e ndërtimeve të larta në Ferizaj

28/08/2026 - 21:13
në Lajme
A A
“Në kundërshtim me lejet, mungesë e inspektimeve”, auditimi evidentoi mangësi në menaxhimin e ndërtimeve të larta në Ferizaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Efikasiteti dhe efektiviteti në procesin e ndërtimeve të larta në Komunën e Ferizajt” për periudhën 2023-2025. Rezultatet e auditimit tregojnë se Komuna e Ferizajt nuk ka siguruar një proces efikas dhe efektiv për dhënien e lejeve ndërtimore.

Mungesa e Hartës Zonale, zbatimi jo konsistent i planeve rregulluese, mungesa e procedurave të standardizuara dhe kontrollet e pamjaftueshme kanë ndikuar në trajtim jo të njëtrajtshëm të aplikacioneve për leje ndërtimore, sipas ZKA-së.

“Në rreth 80% të rasteve të audituara, aplikacionet/propozimet për kushte ndërtimore kanë qenë jo të plota, si dhe janë evidentuar mospërputhje në parametrat urbanistikë dhe dokumentacionin teknik”, thuhet në njoftim.

Inspektimet nuk kanë qenë efikase dhe efektive për të siguruar ndërtimin në përputhje me lejet e lëshuara.

Asnjë nga objektet e audituara nuk ishte inspektuar në të gjitha fazat e ndërtimit, ndërsa rreth gjysma e tyre ishin inspektuar vetëm një herë.

Dy raste të ndërtimeve ishin në kundërshtim me lejet, si dhe së paku 20 objekte të ndërtuara në pesë viteve të fundit ishin të banuara pa certifikatë të përdorimit, ndërsa edhe në rastet kur certifikatat e përdorimit ishin lëshuar, janë evidentuar mangësi në procedura dhe dokumentacion përkatës.

Aty thuhet Komuna nuk ka pasur transparencë në procesin e dhënies së lejeve dhe certifikatave të përdorimit. Në uebfaqe mungojnë informatat e rëndësishme për lejet, certifikatat e përdorimit dhe trajtimin e ankesave, ndërsa nuk janë ofruar dëshmi të mjaftueshme për përfshirjen e qytetarëve në konsultimet lidhur me dokumentet e planifikimit hapësinor.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka dhënë tetë rekomandime për Komunën e Ferizajt dhe një rekomandim për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

JU REKOMANDOJMË

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë
20/10/2026 - 22:45

Tammy Bruce, zëvendëspërfaqësuesja e misionit amerikan në OKB, ka thënë se paqja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm nga ato dyja, e jo nga Këshilli i...

Më shumëDetails

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin
20/10/2026 - 22:36

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Peter Due, ka ritheksuar shqetësimet e Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Gjykatën Speciale,...

Më shumëDetails

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
20/10/2026 - 22:23

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, duke kritikuar reagimet e udhëheqësve politikë në Prishtinë dhe Tiranë...

Më shumëDetails

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
20/10/2026 - 22:20

Petar Duriq, bartës i listës “Baba, kjo është për ty”, tha gjatë një paraqitjeje televizive se Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë përgjegjës për vrasjet e Oliver Ivanoviqit...

Më shumëDetails

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën
20/10/2026 - 22:03

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili po përfaqëson Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve...

Më shumëDetails

Katragjyshat vllazën – vlla me babën e babës t’babës tem”, Spahiu mundohet ta tregojë “lidhjen familjare” me Vlora Çitakun

Katragjyshat vllazën – vlla me babën e babës t’babës tem”, Spahiu mundohet ta tregojë “lidhjen familjare” me Vlora Çitakun
20/10/2026 - 21:58

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për kryetarin e ardhshëm të PDK-së. Spahiu tha se me Vlora Çitakun e ka një lidhje familjare, por ishte aq e largët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë