Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur dakordimin mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kandidatin për President të Kosovës, Bekim Sejdiun.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e ka cilësuar marrëveshjen e arritur sot si një hap shumë të rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit politik dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve.
“Dakordimi i sotëm është një hap shumë i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se tani është me rëndësi që procesi të përmbyllet në Kuvend, duke kërkuar përgjegjësinë që, sipas saj, e kërkon momenti dhe interesi i Republikës.
“Tani është me rëndësi që ky proces të përmbyllet në Kuvend, me përgjegjësinë që kërkon momenti dhe interesi i Republikës”, shkroi Haxhiu në Facebook.












