“Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues’’, ka shkruar Hamiti.
Këtë reagim, Hamiti e ka bërë lidhur me situatën aktuale politike për zgjedhjen e presidentit, ku Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti janë pajtuar për Bekim Sejdiun si kandidat për president, dhe pas mbledhjes së kryesisë së LDK’së ku është votuar ‘pro’ kësaj kandidature.











