Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

01/09/2026 - 22:13
në Lajme
A A
Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke kërkuar që emri i ish-presidentit Hashim Thaçi të mos përfshihet në debatet dhe pazaret politike të ditës.Përmes një postimi, Çitaku ka kritikuar situatën aktuale politike në vend, duke e përshkruar atë si një periudhë “të parëndomtë” dhe “jashtë Kushtetutës”.

“Po jetojmë në një kohë të parëndomtë. Jashtë Kushtetutës. Jashtë çdo rendi që kjo Republikë e ka paraparë për veten”, ka shkruar Çitaku.Ajo ka thënë se është e dhimbshme të shihet Kosova në këtë gjendje, ndërsa ka kërkuar që Thaçi të mos përfshihet në kombinimet politike.

“Por ju lutem, lëreni Hashim Thaçin rehat. Mos e përzieni emrin e tij në këtë mjerim të politikës së ditës. Mos ia lidhni emrin me poste, pazare e kombinime politike”, ka deklaruar Çitaku.Sipas saj, Thaçi ka bërë shumë më tepër sesa çdo post që mund t’i ofrohet nga politika.

“Hashim Thaçi ka bërë shumë më tepër se çfarëdo posti që mund t’i ofrojë politika. Ai ka qenë President. Ka qenë Kryeministër. Por para të gjithave, ka luftuar për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ajo.Çitaku ka përmendur edhe rolin e Thaçit në procesin e shtetndërtimit të Kosovës, duke theksuar shpalljen e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.

“Ka qenë pjesë e rrugëtimit që e solli Kosovën deri te dita më e madhe e saj. Dhe më 17 shkurt 2008, si Kryeministër i Kosovës, e shpalli Deklaratën e Pavarësisë. Çfarë posti mund të jetë më i madh se kaq?”, ka shkruar Çitaku.Ajo ka thënë se Thaçi nuk ka nevojë për poste politike, por për liri dhe kthim në Kosovë.

“Hashim Thaçi nuk ka nevojë për poste. Ka nevojë për liri. Ka nevojë të kthehet në shtëpi. Te familja. Te njerëzit e tij. Në Kosovën për lirinë e së cilës luftoi dhe pavarësinë e së cilës e shpalli”, ka deklaruar Çitaku.Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së ka thënë se çështja e Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij lidhet edhe me mënyrën se si do të shkruhet historia e luftës së Kosovës.

“Sepse sot ai dhe shokët e tij kanë një betejë shumë më të madhe përpara. Një betejë për të vërtetën, për luftën tonë dhe për mënyrën se si ajo luftë do të shkruhet në histori”, ka shkruar ajo.Në fund, Çitaku ka bërë thirrje që emri i Thaçit të mos përdoret për kalkulime politike.

“Ne nuk po presim Hashim Thaçin të kthehet në një post. Ne po presim Hashim Thaçin të kthehet i lirë. Ju presim të lirë, President. Bashkë me shokët. Kosova ju pret”, ka përfunduar Çitaku.

JU REKOMANDOJMË

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë
20/10/2026 - 22:45

Tammy Bruce, zëvendëspërfaqësuesja e misionit amerikan në OKB, ka thënë se paqja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm nga ato dyja, e jo nga Këshilli i...

Më shumëDetails

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin
20/10/2026 - 22:36

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Peter Due, ka ritheksuar shqetësimet e Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Gjykatën Speciale,...

Më shumëDetails

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
20/10/2026 - 22:23

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, duke kritikuar reagimet e udhëheqësve politikë në Prishtinë dhe Tiranë...

Më shumëDetails

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
20/10/2026 - 22:20

Petar Duriq, bartës i listës “Baba, kjo është për ty”, tha gjatë një paraqitjeje televizive se Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë përgjegjës për vrasjet e Oliver Ivanoviqit...

Më shumëDetails

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën
20/10/2026 - 22:03

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili po përfaqëson Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve...

Më shumëDetails

Katragjyshat vllazën – vlla me babën e babës t’babës tem”, Spahiu mundohet ta tregojë “lidhjen familjare” me Vlora Çitakun

Katragjyshat vllazën – vlla me babën e babës t’babës tem”, Spahiu mundohet ta tregojë “lidhjen familjare” me Vlora Çitakun
20/10/2026 - 21:58

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për kryetarin e ardhshëm të PDK-së. Spahiu tha se me Vlora Çitakun e ka një lidhje familjare, por ishte aq e largët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë