Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?

02/09/2026 - 12:55
në Kryesore, Lajme
A A
Çka pas 6 votave të LDK-së kundër Sejdiut?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Marrëveshja mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës u refuzua nga gjashtë deputetë të LDK-së, duke ngritur pikëpyetje nëse ajo mund ta prodhojë kreun e ri të shtetit.

Pavarësisht kundërshtisë nga gjashtë deputetë, kreu i LVV-së, Albin Kurti, tha se marrëveshja me partinë e Lumir Abdixhikut qëndron dhe është e vlefshme.

Por, për Donika Eminin, ky konfigurim politik më nuk mjafton.

Emini, hulumtuese në Grupin Këshillues për Politikat e Ballkanit në Evropë (BiEPAG), thotë për Radion Evropa e Lirë se vendimi i gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos e mbështetur Bekim Sejdiun – kandidatin e përbashkët të LVV-së dhe LDK-së – për president, nënkupton se konfigurimi aktual s’i ka 80 deputetë që duhet të marrin pjesë në proces, duke bërë që të lindë nevoja për përfshirjen e partive të tjera në marrëveshjen për president.

LVV-ja ka 53 mandate, ndërsa LDK-ja aktualisht, sipas Abdixhikut, ka vetëm 12 deputetë që e mbështesin Sejdiun për president. Nëse llogariten edhe pakicat joserbe – me të cilat Kurti bëri Qeverinë e kaluar – sërish nuk arrihet kuorumi që Sejdiu të bëhet presidenti i gjashtë i Kosovës që nga pavarësia.

Kurti ka kohë që refuzon votat e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që ka mbështetjen e Beogradit, e cila ka fituar nëntë mandate në zgjedhjet e qershorit.

Partia Demokratike e Kosovës, ndërkaq, ka 22 deputetë, ndërkaq Aleanca shtatë.

“Për ta bërë [marrëveshjen] funksionale, duhet të zgjerohet me një partner tjetër, qoftë Aleanca apo PDK-ja. Por, kjo do të ishte një konfigurim krejtësisht i ri politik dhe do të sillte edhe një sërë sfidash të reja”, thotë Emini.

Prej muajsh, Aleanca e Ardian Gjinit ka paraqitur gjashtë kushte në këmbim të mbështetjes për institucionet, ndërkaq PDK-ja e Bedri Hamzës ka refuzuar që të bashkëpunojë me Kurtin, si për Qeverinë, ashtu edhe për presidentin, duke deklaruar se këtë mandat do të qëndrojë në opozitë.

Vetëm LDK-ja e Lumir Abdixhikut pranoi të negocionte me Kurtin, fillimisht për bashkëqeverisje – proces që dështoi pas kërkesës fillestare të LDK-së për të pasur presidentin – dhe më pas për presidentin, që rezultoi me marrëveshjen e 31 gushtit.

Atë ditë, LVV-ja dhe LDK-ja dolën me kandidatin e përbashkët për president, por vetëm një ditë më vonë, gjashtë deputetë të LDK-së dolën kundër.

Kreu i LDK-së tha se me këtë vendim, pashmangshëm këta deputetë po e çojnë vendin në zgjedhje, ndërkaq Kurti më vonë e vlerësoi si “absurde”, “të dëmshme” dhe “të papërgjegjshme” sjelljen e tyre, duke shtuar se ata dëshirojnë zgjedhje të reja.

Emini thotë se paralajmërimi i Kurtit se do të takohet sërish me Abdixhikun dhe me kryesinë e LVV-së për marrëveshjen nuk nënkupton se ai domosdoshmërisht po planifikon zgjedhje, por është një “strategji që i jep atij kohë dhe hapësirë politike”.

“Ai mund të vazhdojë të negociojë me LDK-në, të presë nëse gjashtë deputetët ndryshojnë qëndrim, të shohë nëse Aleanca mund të jetë më fleksibile dhe, mbi të gjitha, të presë edhe zhvillimet në Hagë më 16 shtator”, thotë ajo, duke iu referuar shpalljes së aktgjykimit për rastin ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ndonëse thotë se jo domosdo Kurti po planifikon zgjedhje të reja, nëse nuk arrihet që Aleanca apo PDK-ja të futen në marrëveshje për president, atëherë “koha e fituar mund të funksionojë edhe në favor të një skenari zgjedhor”.

“Dhe, këtu kalendari bëhet politikisht i rëndësishëm. Dështimi për të zgjedhur presidentin do ta shtynte vendin drejt një tjetër procesi zgjedhor në një kohë që mund t’i përshtatet Kurtit shumë më tepër sesa kundërshtarëve të tij”, shprehet ajo.

Sa i përket Aleancës, Emini thotë se ka hapësirë për fleksibilitet, pas paraqitjes së kushteve në këmbim të votës. Por, sipas saj, shtatë votat e partisë që drejtohej nga Ramush Haradinaj “nuk mund të merren automatikisht”.

PDK-ja e Hamzës, sipas saj, është në pozicion më kalkulues. Kjo parti, vlerëson Emini, nuk është e interesuar për zgjedhje, por është më e interesuar se çfarë do të ndodhë pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Sipas saj, një vendim lirues për ish-presidentin Hashim Thaçi, njëherësh ish-drejtues i PDK-së, do t’i hapte rrugë rikthimit potencial të tij në politikë, dhe rrjedhimisht do të ndryshonte ndjeshëm dinamikat brenda kësaj partie dhe skenës politike në përgjithësi.

Emri i Thaçit është propozuar për president nga ish-kreu i Aleancës, Haradinaj. Ndonëse ka pasur përkrahje për këtë kandidaturë nga Arian Tahiri i PDK-së, sekretarja e përgjithshme e partisë, Vlora Çitaku, ka thënë se Thaçi nuk ka nevojë për poste, por “për liri”.

E, pikërisht për shkak të zhvillimeve në Hagë, në këtë moment, sipas Eminit, për PDK-në do të ishte shumë e vështirë që të angazhohej në një marrëveshje të re politike me Kurtin.

“Pas vendimit, në varësi të asaj se çfarë ndodh dhe si ndikon kjo në PDK, mund të kemi një situatë krejtësisht tjetër dhe një diskutim tjetër politik”, vlerëson ajo.

Megjithatë, duke folur për mundësinë e gjetjes së rrugdaljes, ajo vë theksin tek afatet kohore.

“Afatet për zgjedhjen e presidentit janë shumë të ngushta dhe zgjerimi i një koalicioni, negocimi me një partner të ri dhe gjetja e një formule që mund të pranohet nga të gjithë nuk është diçka që mund të bëhet lehtë në pak ditë”, shprehet ajo.

Rrjedhja e afatit 60-ditor për presidentin nis me konstituimin e Kuvendit – proces që nisi më 6 gusht, por nuk është përmbyllur pasi LVV-ja insiston që fillimisht të ketë pajtim për presidentin.

Por, Emini vlerëson se Kurti e menaxhoi politikisht mirë situatën pas zhvillimeve në LDK, që vetë kreu i LVV-së i vlerësoi si negative.

Sipas saj, ai po ndërton narrativin ku paraqitet si lider i gatshëm për kompromis, “që vazhdon të kërkojë dialog me LDK-në dhe që është i gatshëm të presë deri në fund për ta gjetur një zgjidhje”.

Në deklarimin në orët e vona të 1 shtatorit, Kurti insistoi se kandidati për president për LVV-në vazhdon të jetë Bekim Sejdiu – ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-diplomat.

Sipas Eminit, Kurti po bën “një lëvizje shumë strategjike” duke ngulur këmbë se “Bekim Sejdiu është ‘kandidat i Republikës’ dhe jo thjesht kandidat i një marrëveshjeje partiake”.

“Në këtë mënyrë, ai e ngre kandidaturën mbi marrëveshjen LVV–LDK dhe e paraqet mbështetjen e tij si çështje të interesit institucional. Në mënyrë indirekte, kjo është edhe një kritikë ndaj mënyrës se si po sillet LDK-ja: nëse kandidati është i Republikës dhe nëse qëllimi është zhbllokimi i institucioneve, atëherë ata që e kundërshtojnë mund të paraqiten si ata që po e pengojnë këtë interes”, vlerëson ajo.

Pse Abdixhiku dhe Kurti po fajësojnë gjashtë deputetët?

Megjithatë, një gjë e përbashkët e Kurtit dhe Abdixhikut pas zhvillimeve më 1 gusht është fajësimi i gjashtë deputetëve të zgjedhur të LDK-së që kundërshtuan marrëveshjen për president: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Shala, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri.

Të gjithë janë arsyetuar se vota e tyre është kundër bashkëpunimit me LVV-në dhe “zgjatjen e pushtetit” të Kurtit.

Emini thotë se Kurti dhe Abdixhiku kanë arsye të ndryshme pse e zhvendosin fajin te ky grup deputetësh.

Kurti, sipas saj, fajëson këta deputetë për bllokadën, e jo udhëheqjen e LDK-së, sepse ajo “mund t’i duhet për marrëveshje në të ardhmen edhe nëse ka zgjedhje të jashtëzakonshme”.

Abdixhiku, ndërkaq, e përdor fajësimin për një objektiv tjetër politik, thotë ajo. Ai “mund të distancohet nga përgjegjësia për rezultatin e ardhshëm të LDK-së”, vlerëson Emini.

“Nëse partia e tij dështon, ai tashmë ka krijuar një narrativ ku fajin e mbajnë ata gjashtë deputetë që bllokuan marrëveshjen, ndërsa përgjegjësia politike për performancën e partisë zhvendoset tek ata. Në këtë kuptim, gjashtë deputetët mund të bëhen edhe një lloj ‘scapegoat’ [v.j. dash kurbani] për problemet më të gjera të LDK-së”, vlerëson ajo.

Megjithatë, kundërshtimet brenda LDK-së, sipas Eminit, kanë të bëjnë me atë se procesi i negociatave për marrëveshjen nuk ishte transparent. Ajo thotë se ky rezultat ishte i pritshëm, pasi brenda partisë së Abdixhikut prej kohësh ka ndarje e rivalitete “që shkojnë përtej kësaj kandidature”.

Abdixhiku u sfidua nga një mocion mosbesimi në korrik, por i mbijetoi atij, duke vazhduar në krye të partisë. Edhe më herët, ai kishte kërkuar votëbesim për të udhëhequr partinë, pas rezultatit zgjedhor.

“Abdixhiku, si lider i partisë, mban përgjegjësinë kryesore për faktin që nuk ka arritur ta mbajë të bashkuar grupin e tij parlamentar dhe ta menaxhojë këtë konflikt brenda partisë. Ajo që po shohim sot është, mbi të gjitha, një krizë e lidershipit dhe e kohezionit të brendshëm të LDK-së, e cila tani po manifestohet përmes procesit presidencial”, vlerëson Emini.

Nëse skena politike e Kosovës dështon të zgjedhë një president të ri, qytetarët do t’iu drejtoheshin sërish kutive të votimit – për zgjedhjet e katërta në më pak se dy vjet dhe të dytat për shkak të moskonsensusit për çështjen e presidentit./REL

JU REKOMANDOJMË

Këto janë vendimet e Qeverisë në mbledhjen e sotme

Këto janë vendimet e Qeverisë në mbledhjen e sotme
28/10/2026 - 12:39

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e drejtësisë, raporte për mjedisin...

Më shumëDetails

Pushteti pakicë në Kuvend Komunal të Mitrovicës, por 3 asamblistë të PDK-së po e sabotojnë krijimin e shumicës opozitare

Pushteti pakicë në Kuvend Komunal të Mitrovicës, por 3 asamblistë të PDK-së po e sabotojnë krijimin e shumicës opozitare
28/10/2026 - 12:32

Qeverisja komunale e Mitrovicës që udhëheqet nga kryetari Faton Peci, nuk e ka shumicën në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, pasi që VV dhe GUXO kanë vetëm 11 asamblistë...

Më shumëDetails

Procesohen pagesat për përfituesit e kësaj kategorie

Procesohen pagesat për përfituesit e kësaj kategorie
28/10/2026 - 12:25

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë procesuar pagesat e asistencës sociale për muajin tetor . Lajmi është bërë i ditur...

Më shumëDetails

Nga Millosheviq te debakli zgjedhor: Ngritja dhe rënia e socialistëve në Serbi

Nga Millosheviq te debakli zgjedhor: Ngritja dhe rënia e socialistëve në Serbi
28/10/2026 - 12:13

Pas më shumë se tri dekadash mbijetese politike, përfshirë rënien e regjimit të Sllobodan Millosheviqit dhe dy dekada nën udhëheqjen e Ivica Daçiqit, Partia Socialiste e Serbisë po...

Më shumëDetails

Organizatorët e protestës për rastin e Arlindës: Politikanët nuk janë të mirëseardhur

Organizatorët e protestës për rastin e Arlindës: Politikanët nuk janë të mirëseardhur
28/10/2026 - 12:02

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka paralajmëruar ultimatum 24-orësh ndaj institucioneve të Kosovës, duke kërkuar nisjen e hetimeve dhe shkarkimin e zyrtarëve që, sipas organizatës, kanë përgjegjësi...

Më shumëDetails

Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…
28/10/2026 - 11:55

Ish-zyrtarja shtetërore, Ajrina Gashi-Hamdiu ka ndarë një ngjarje për publikun duke e ndërlidhur me vrasjen tragjike të Arlinda Zekajt. Ish-anëtarja e bordit të KOSTT-it ka treguar se si...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    219 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë