Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit.
Sipas njoftimit në rend të ditës është vetëm një pikë, ajo e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit.
Në njoftim thuhet se seanca nis nga ora 11:00. Seanca e të mërkurës është shtyrë për shkak të mosëmarrëveshjes ndërmjet partive politike për zgjedhjen e nënkryetarëve.












