Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti flet për strategji shtetërore për korrigjimin e verdiktit të Speciales: Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë

20/09/2026 - 08:09
në Lajme
A A
Kurti flet për strategji shtetërore për korrigjimin e verdiktit të Speciales: Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Albin Kurti, ka shkruar për vizitën e tij që po e zhvillon në New York, ku ka takuar të rinjtë e diasporës shqiptare në Amerikë, organizuar nga tri grupe të të rinjve shqiptaro-amerikanë: ZANI, F’Oda, dhe Columbia University Albanian Society.

Në postimin e tij, Kurti, ka thënë se qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet, në mënyrë që të korrigjohet vendimi i Speciales, e cila dënoi ish-krerët e UÇK’së, vendim të cilin Kurti e vlerësoi të padrejtë juridikisht e moralisht, dhe, të pasaktë historikisht.

‘’ Një dakordim mbi një strategji shtetërore për reagim sa më të përshtatshëm dhe efikas ndaj verdiktit të shkallës së parë, si në ndihmën e ekipeve në instancat e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik, është i nevojshëm’’, ka shkruar Kurti mes tjerash.

Postimi:

Në ditën e parë të qëndrimit në New York, pata kënaqësinë të zhvilloj një bashkëbisedim frymëzues, “Between Here and Home”, me të rinjtë e diasporës shqiptare në Amerikë, organizuar nga tri grupe të të rinjve shqiptaro-amerikanë: ZANI, F’Oda, dhe Columbia University Albanian Society. Krahas kolegëve nga Qeveria e Republikës së Kosovës në delegacionin tonë janë edhe kryetarja e Preshevës Ardita Sinani dhe deputeti Shaip Kamberi.

Biseduam mbi një gamë të gjerë temash, përfshirë rritjen ekonomike prej 5.4% në tremujorin e parë të këtij viti, si dhe uljen e papunësisë nga 26% në 10% gjatë qeverisjes sonë. Sikurse edhe për nevojën për përmirësimin e mëtejshëm në integritetin dhe performancën e sistemit gjyqësor, i cili vazhdon të jetë cak i kritikave në raportet ndërkombetare, përfshirë atë të Komisionit Evropian.

Është e domosdoshme që të rinjtë të kontribuojnë në forcimin e barazisë gjinore dhe në promovimin e bashkëpunimit midis shqiptarëve në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe në mbarë botën.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje, në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, me qëllim korrigjimin e verdiktit të Dhomave të Specializuara ndaj ish krerëve të UÇK-së, i cili është i padrejtë juridikisht dhe moralisht dhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht. Një dakordim mbi një strategji shtetërore për reagim sa më të përshtatshëm dhe efikas ndaj verdiktit të shkallës së parë, si në ndihmën e ekipeve në instancat e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik, është i nevojshëm.

Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë ndërkombëtarë, do të angazhohemi pandërperë në mbrojtjen e luftës sonë çlirimtare përballë propagandave të Serbisë dhe, njëkohësisht, në zbardhjen e masakrave dhe krimeve të tjera të Serbisë në Kosovë, të cilat Beogradi zyrtar, mbi 27 vjet pas përfundimit të luftës, po përpiqet akoma t’i fshehë.

JU REKOMANDOJMË

Bedri Hamza: Do ta vizitojë edhe familjen e Rexhep Selimit, kurdo që ata të jenë në mundësi

Bedri Hamza: Do ta vizitojë edhe familjen e Rexhep Selimit, kurdo që ata të jenë në mundësi
20/09/2026 - 10:11

Bedri Hamza, ka folur për vizitat te familjet e ish-krerëve të UÇK-së, pasi ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit. Duke folur për vizitën...

Më shumëDetails

Mosmarrëveshje mes vjehrrës dhe resë në Prishtinë, intervenon Policia

Plani “Mburoja e hekurt”- Parandalohet kontrabandimi i mallrave nga Maqedonia
20/09/2026 - 09:39

Dy gra, vjehrra dhe reja, janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Rasti është raportuar më 19 shtator, rreth orës 23:45. Sipas Policisë,...

Më shumëDetails

Koci letër krerëve të shtetit – kërkon që angazhimin për kosovarët e arrestuar në Serbi ta bëj në koordinim me institucionet

Koci: Kurti asnjë fjalë për ish- policin Arbnor Spahiu, protestoi publikisht kur një deputet i VV u ndalua nga policia serbe
20/09/2026 - 09:11

Avokati Arianit Koci, ka publikuar një letër dërguar kryeministrit Albin Kurti, U.D., presidentes Albulena Haxhiu dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku u bën thirrje që...

Më shumëDetails

Musa: Nuk është koha për zhbërjen e Speciales, por për ndryshimin e mënyrës së veprimit

Vrasja e Lulzimit – Avokati Musa: Në shumë raste policët që shkojnë të parët, mundohen ta manipulojnë rastin
20/09/2026 - 08:52

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Kosovë janë rikthyer diskutimet politike për zhbërjen e kësaj gjykate. Avokati Skender Musa thotë se aktualisht...

Më shumëDetails

“Haxhiu mund ta ushtrojë detyrën e presidentes deri më 4 tetor, më pas vendimmarrja mund të kontestohet”

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë pas vendimit të KPK’së
20/09/2026 - 08:34

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, mund ta mbajë këtë funksion deri më 4 tetor, ndërsa...

Më shumëDetails

Ukshini: Për katërshen e UÇK-së, Kosova duhet ta marrë përvojën e kroatëve

Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori
20/09/2026 - 08:13

Historiani Sylë Ukshini ka deklaruar se Kosova duhet të shfrytëzojë përvojën e Kroacisë në procesin e apelimit të aktgjykimit të 16 shtatorit të Gjykatës Speciale. Ukshini tha në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    Këta janë tre veprimtarët e njohur të identifikuar pas zhvarrosjeve në Mitrovicë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Lajme të këqija për presidentin serb Vucic, nisi procedura kundër partisë së tij

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Identifikimi i Adem Beqirit nga 23 të zhvarrosurit në Mitrovicë, Enver Hasani: Nuk kurseu asgjë për çështjen kombëtare

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Guxo me komunikatë 3 ditë pas dënimit të krerëve të UÇK-së: Dënimin e quan drakonik por askund të padrejtë, kërkesën për dorëheqje të Gërvallës e lidh me ligjin për pasuri të pajustifikueshme

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë