Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në Bronx të New Yorkut, ku për të dytin vit akademik po zbatohet programi dygjuhësh anglisht-shqip.
Kurti e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme të komunitetit shqiptaro-amerikan, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës shqipe në diasporë.
Gjatë vizitës, Kurti u ka shpërndarë nxënësve abetare, fletore pune dhe libra leximi, ndërsa ka thënë se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla.










