Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmet dhe kërcënimet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite.
Përmes një postimi në platformën X, Konjufca i ka cilësuar si “përshkallëzim të rrezikshëm” sulmet e vazhdueshme, përfshirë tentativat për goditjen e Riadit dhe qytetit të shenjtë të Mekës.
“Sulmet e vazhdueshme të Huthive ndaj Arabisë Saudite, përfshirë tentativat për sulme ndaj Riadit dhe qytetit të shenjtë të Mekës, shënojnë një përshkallëzim të rrezikshëm, të cilin e dënojmë fuqishëm”, ka shkruar Konjufca.
Ai ka shprehur solidaritetin e Kosovës me Arabinë Saudite, duke riafirmuar mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Mbretërisë.
“Sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile duhet të ndalen, ndërsa liria e lundrimit duhet të respektohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka deklaruar ai.
The continued Houthi attacks against Saudi Arabia, including the attempted attacks on Riyadh and the holy city of Makkah, mark a dangerous escalation that we strongly condemn.
Kosova stands in full solidarity with Saudi Arabia and @KSAmofaEN. We reaffirm our support for the…— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) September 20, 2026













