Tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së dielës në Prishtinë, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht mes vete.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 20 shtator, rreth orës 19:50.
Si pasojë e përleshjes, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Policia ka njoftuar se gjatë rastit është evidentuar edhe posedim i paautorizuar i armëve.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.













