Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Kuvendi nuk mund të sillet sikur s’ka ndodhur asgjë” – PDK procedon ndryshimet për Dhomat e Specializuara, kërkon që në rast rigjykimi lënda të kalojë në Kosovë

21/09/2026 - 11:37
në Lajme
A A
“Kuvendi nuk mund të sillet sikur s’ka ndodhur asgjë” – PDK procedon ndryshimet për Dhomat e Specializuara, kërkon që në rast rigjykimi lënda të kalojë në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se grupi parlamentar i PDK-së ka proceduar në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza tha se Kosova po kalon momente të rënda pas aktgjykimit të fundit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se reagimet e qytetarëve nuk mund të injorohen.

“Grupi i PDK-së ka proceduar në Kuvend ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Siç e dimë, ditët e fundit Kosova po kalon momente të rënda. Në Prishtinë, por edhe në vende të ndryshme, qytetarët po mblidhen dhe po reagojnë ndaj aktgjykimit. Një nga thirrjet që është dëgjuar më së shumti ka qenë: ‘Jo në emrin tim’. Ky reagim i qytetarëve nuk mund të injorohet, as Kuvendi nuk mund të sillet sikur s’ka ndodhur asgjë”, tha Hamza.

Ai sqaroi se ndryshimet e propozuara nuk synojnë mbylljen e Dhomave të Specializuara dhe as shfuqizimin e tyre.

“Ndryshimet që do të sjellë projektligji nuk do t’i mbyllin Dhomat e Specializuara. Ai merret me pretendimet konkrete, pretendimet e Dick Marty-t. Domethënë, nuk zhbëhet Gjykata Speciale, por kërkohet më shumë llogaridhënie dhe transparencë”, deklaroi Hamza.

Sipas tij, procesi duhet të monitorohet nga organizata të pavarura, përfshirë edhe kushtet e paraburgimit.

“Organizatat e pavarura duhet ta monitorojnë procesin, përfshirë kushtet e paraburgimit”, tha ai.

Hamza ka folur edhe për mundësinë e një rigjykimi në rast se Apeli vendos që çështja të kthehet për shqyrtim të ri.

“Nëse Apeli vendos që çështja të kalojë në rigjykim, duhet të kalojë lënda në Kosovë”, tha kryetari i PDK-së.

JU REKOMANDOJMË

Lushtaku nga protesta në Skenderaj: Rinia po tregon se e duan vendin e tyre

Lushtaku nga protesta në Skenderaj: Rinia po tregon se e duan vendin e tyre
21/09/2026 - 12:38

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka shprehur mirënjohje për rininë e Kosovës, e cila, siç tha ai, përmes protestave të shumta për çlirimtarët po tregon sa shumë e...

Më shumëDetails

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë sekuestrohen telefon dhe substancë e dyshuar narkotike

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë sekuestrohen telefon dhe substancë e dyshuar narkotike
21/09/2026 - 12:31

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, bazuar në informatat e siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese dhe Sektorit te Sigurisë, janë realizuar kontrolle të rregullta të sigurisë, me...

Më shumëDetails

Nis protesta e studentëve kundër vendimit të Speciales

Nis protesta e studentëve kundër vendimit të Speciales
21/09/2026 - 12:04

Qindra studentë kanë dalur të protestojnë në kryeqytet kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ata mbanin...

Më shumëDetails

Ahmeti: Në Hagë nuk po dënohen individët, po dënohet UÇK-ja dhe historia e Kosovës

Ali Ahmeti arrin në zyrat e OVL UÇK-së, pritet nga krerët e organizatës
21/09/2026 - 11:55

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke deklaruar se vendimi nuk përbën, sipas...

Më shumëDetails

PDK dorëzon në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

PDK dorëzon në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
21/09/2026 - 11:24

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën...

Më shumëDetails

Qytetarët mblidhen në shesh, ndjekin live seancën e Speciales në Hagë

Qytetarët mblidhen në shesh, ndjekin live seancën e Speciales në Hagë
21/09/2026 - 11:10

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin e Prishtinës, ku po e ndjekin drejtpërdrejt seancën e Gjykatës Speciale në Hagë. Në shesh është vendosur një ekran i madh,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qytetarët mblidhen në shesh, ndjekin live seancën e Speciales në Hagë

    Qytetarët mblidhen në shesh, ndjekin live seancën e Speciales në Hagë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Siguroni ushqime dhe strehim”, SHBA alarm për luftë, Trump kthehet herët nga Camp David

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Policia me një njoftim para protestës për ish-krerët e UÇK-së

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pas 27 vitesh identifikohen tre veprimtarë të vrarë gjatë luftës, reagon Lutfi Haziri

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Antoni Quni i pajton Lumir Abdixhikun me Kujtim Shalën, publikon fotografi me ta

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë