Ahmeti theksoi se derisa skena politike dhe shoqëria ishin të zhytura në debate të brendshme dytësore, vendimi erdhi si një “dush i ftohtë” që ekspozoi mungesën e përgatitjes shtetërore për çdo skenar.
Mendoj se kjo është goditja më e madhe që e ka marrë shteti i Kosovës që nga krijimi i saj. Tash ne në muajt e fundit kemi analizuar a do të bëhet presidenti, kur po shkojmë në zgjedhje, çka po bëjmë, kush ka faj në krejt këtë drejtim, dhe ka ardhur një dush i ftohtë. Dush i ftohtë i cili mua po më befason, befasia jonë, edhe mungesa e reagimit për cilëndo opsion.”, u shpreh Ahmeti.
Duke zbërthyer prapaskenat e këtij procesi që nga nisja e tij, Ahmeti rikujtoi se rrethanat gjeopolitike paralajmëronin një proces të ndërlikuar përtej thjeshtëzimeve ditore.
Ai poashtu e cilësoi këtë moment si një kohë vetëreflektimi të domosdoshëm, duke theksuar se në këtë fatkeqësi ka lindur një “kandelë” shprese nga qytetarët dhe gjeneratat e reja, por jo edhe nga politika.














