Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Maliqi: Protesta ka ndikim, sponsorët e Speciales duhet ta kuptojnë nivelin e pakënaqësisë

22/09/2026 - 19:33
në Lajme
A A
Maliqi: Protesta ka ndikim, sponsorët e Speciales duhet ta kuptojnë nivelin e pakënaqësisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti Agon Maliqi ka thënë se protestat dhe shprehja e pakënaqësisë ndaj një verdikti kanë rëndësi, duke kundërshtuar pretendimet se ato nuk kanë ndikim ose mund të kenë vetëm efekt negativ.

Sipas tij, nëse qytetarët konsiderojnë se një vendim nuk ka prodhuar drejtësi, kjo pakënaqësi duhet të shprehet sa më shumë, veçanërisht nga shoqëria civile.

Maliqi ka kërkuar që zyrtarët e shteteve sponsore të gjykatës të informohen për nivelin e pakënaqësisë dhe efektet e veprimtarisë së saj.

Ai ka theksuar se kërkesa ndaj sponsorëve nuk nënkupton ndërhyrje në drejtësi, por forcim të besimit përmes kërkesës për llogaridhënie dhe mbikëqyrje.

“Mos i dëgjoni ata që ju thonë se protesta nuk ka ndikim, apo se ka ndikim negativ. Nëse mendoni se verdikti nuk ka prodhuar drejtësi, kjo gjë duhet të dëgjohet sa më shumë dhe sa më fort – e sidomos nga shoqëria civile. Është jetike që zyrtarët e shteteve sponsore të gjykatës ta kuptojnë nivelin e pakënaqësisë dhe efektin që e ka prodhuar gjykata. Kërkesa ndaj sponsorëve të gjykatës nuk është që të ndërhyhet në drejtësi, por pikërisht që të forcohet besimi në të. Që kësaj gjykate – e cila po vepron pa mekanizëm mbikëqyrës kontrolli dhe me mangësi të dokumentuara të veprimit – dikush t’i kërkojë llogari për standardet dhe të sigurohet mbikëqyrje. Që faza e apelit të mos jetë thjesht noterizim i shkallës së parë. Kësaj kërkese do të duhej t’i printe qeveria, por ajo me sa duket më shumë duket e interesuar për ta amortizuar pakënaqësinë”, ka deklaruar ai.

JU REKOMANDOJMË

Mediat në Shqipëri: Vlora Hyseni i dorëzohet policisë së Shqipërisë në kufi me Kosovën

Mediat në Shqipëri: Vlora Hyseni i dorëzohet policisë së Shqipërisë në kufi me Kosovën
22/09/2026 - 20:17

Ish-drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni iu dorëzohet autoriteteve shqiptare në kufi me Kosovën, raporton Top Channel. Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, të...

Më shumëDetails

OVL-UÇK-ja apel për protesta të qeta dhe dinjitoze

OVL-UÇK-ja apel për protesta të qeta dhe dinjitoze
22/09/2026 - 20:08

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Fatmir Sopi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve në protesta, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes...

Më shumëDetails

Kurti takohet me homologun kroat, e adreson vendimin e Speciales

Kurti takohet me homologun kroat, e adreson vendimin e Speciales
22/09/2026 - 19:48

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me kryeministrin kroat, Andrej Plenkovic, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në takim, Kurti dhe Plenkovic...

Më shumëDetails

Të lindur pas luftës, në ballë të protestave për ish-krerët e UÇK-së

Të lindur pas luftës, në ballë të protestave për ish-krerët e UÇK-së
22/09/2026 - 19:44

Mbrëmë, 22-vjeçari Flor Rexha nga Malisheva, me flamurin me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), po shkonte drejt sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë për t’iu bashkuar protestës kundër...

Më shumëDetails

Ahmeti për vendimin e Speciales: Kjo është goditja më e madhe që e ka marrë shteti i Kosovës

Ahmeti për vendimin e Speciales: Kjo është goditja më e madhe që e ka marrë shteti i Kosovës
22/09/2026 - 19:14

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, e ka cilësuar vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj...

Më shumëDetails

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen kri’me

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen kri’me
22/09/2026 - 18:53

Ish-zyrtari amerikan, Jason Steinbaum, ka deklaruar se Kosova nuk do të duhej të themelonte Gjykatën Speciale. Duke komentuar dënimin prej 81 vjetësh burgim për katër ish-krerët e UÇK-së,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • A mund të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Ja çfarë thotë avokati amerikan i Thaçit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Skandaloze: Në sytë e Speciales drejtësia në Kosovë shihet e korruptuar, kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Akuza e SPAK ndaj kreut të SHISH, Vlora Hyseni në Baku të Azerbaxhanit kur u kontrollua banesa e saj

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë