Në takim, Kurti dhe Plenkovic adresuan çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, bashkë me ato të integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës.
“Lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara, theksova asimetrinë e padrejtë të përgjegjësisë për luftën. Diskutuam gjithashtu çështjen e personave të zhdukur dhe varrezat masive të zbuluara së fundmi në Kosovë, si dhe vështirësitë e shkaktuara nga moshapja e arkivave nga ana e Serbisë” shkroi Kurti.
Kryeministri gjithashtu përshëndeti lirimin e Bajram Bajramit, i cili ishte ndaluar padrejtësisht pikërisht në Kroaci.













