Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet

22/09/2026 - 22:26
në Lajme
A A
Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Protesta “Jo në emrin tim” ka vazhduar edhe sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të shtatën natë me radhë, kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në mesin e folësve të mbrëmjes ishte edhe nxënësi i gjimnazit “Ahmet Gashi”, Gentian Selimi, nipi i ish-kreut të UÇK-së, Rexhep Selimi. Ai tha se, ndonëse nuk e ka përjetuar luftën, brezi i tij ka përgjegjësi ta ruajë kujtesën për sakrificën që solli lirinë e Kosovës.

“Quhem Gentian Selimi. Sot, para jush qëndroj si nxënës i gjimnazit ‘Ahmet Gashi’, si një i ri që luftën nuk e ka përjetuar. Nuk kam qenë aty kur vendi ynë digjej. Nuk kam qenë aty kur familjet largoheshin nga shtëpitë e tyre me dhunë. Nuk kam qenë aty kur djem e vajza të reja vendosën që jetën e tyre t’ia falin shërbimit të lirisë. Por sot, jam këtu pikërisht për shkak të këtij flijimi”, tha Selimi.

Ai ka deklaruar se liria në të cilën është rritur është rezultat i sakrificës së një brezi para tij.

“Unë jam rritur në liri. Kam mundësi të ëndërroj, të arsimohem, të planifikoj të ardhmen dhe ta quaj Kosovën vendin tim, vetëm sepse një brez para nesh, pa diskutuar, e sakrifikoi gjithçka për liri. Prandaj ne, brezi që nuk e përjetuam luftën, nuk guxojmë të bëhemi brezi që e harron atë”, u shpreh ai.

Selimi tha se pjesëmarrësit e protestës janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

“Sot kemi ardhur për të kërkuar drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin! Jemi këtu sepse kemi zërin tonë dhe kemi të drejtë ta theksojmë atë që besojmë. Dhe kjo thirrje sot thotë: Jo në emrin tim! Jo në emrin tim!”, deklaroi ai.

Ai më pas renditi çështjet për të cilat, sipas tij, brezi i ri nuk dëshiron të heshtë.

“Jo në emrin tim të harrohet çmimi që ky popull pagoi për liri! Jo në emrin tim të harrohen mijëra familje që humbën më të dashurit e tyre! Jo në emrin tim të harrohen të pagjeturit për të cilët familjet ende presin një përgjigje! Jo në emrin tim të harrohet dëshmia e kombit që nuk e pati të lehtë ta shohë Kosovën e lirë! Ne nuk kemi ardhur këtu për urrejtje, kemi ardhur për kujtesë. Kemi ardhur të kërkojmë drejtësi të barabartë për secilin. Sepse drejtësia duhet t’i shërbejë së vërtetës”, tha Selimi.

Ai ka treguar se kujtesa për luftën, sipas tij, ndërtohet edhe përmes memorialeve, këngëve dhe rrëfimeve të brezave që e kanë përjetuar atë periudhë.

“Unë nuk e kam përjetuar luftën, por sa herë që kaloj pranë memorialeve, shoh emrat e UÇK-së, dëgjoj këngët kushtuar dëshmorëve dhe lirisë, dëgjoj historitë nga ky brez dhe dëgjoj historinë se si Kosova u çlirua me qëndresë, e kuptoj se liria ime ka pasur një çmim. Këngët që këndohen për dëshmorët, për trimërinë dhe për Kosovën, nuk janë vetëm një melodi. Ato janë kujtesë, me nder e krenari. Ato na përcjellin zërin e një brezi se luftoi dhe sakrifikoi për lirinë tonë”, u shpreh ai.

Selimi ka thënë se edhe vendet dhe gjurmët e luftës janë pjesë e historisë që duhet ruajtur.

“Ato male, ato rrugë, ato shtëpi të djegura, ato varre, ato këngë, ato memoriale janë pjesë e historisë sonë. Ato na kujtojnë se liria nuk erdhi lehtë dhe pas saj qëndrojnë sakrifica të mëdha”, tha ai.

Në fund, Selimi ka bërë thirrje që brezi i tij ta shohë ruajtjen e kujtesës dhe ndërtimin e Kosovës si përgjegjësi.

“Prandaj sot nuk dua të flas vetëm në emrin tim, dua të flas për brezin tim, për ne që luftën e njohim vetëm nga historia, këngët dhe rrëfimet, por që kemi detyrim të mos e lejojmë që historia të harrohet. Sepse ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet: ta duam këtë vend, t’i dalim zot këtij vendi, ashtu siç i dolën zot atdheut ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë. Ta ndërtojmë këtë vend me dije, punë dhe përgjegjësi. Ta ruajmë lirinë dhe paqen për të cilat u derdh gjak, t’i kujtojmë ata që u sakrifikuan, dhe kur besojmë se është bërë padrejtësi, ta kemi guximin ta ngremë zërin”, ka deklaruar Selimi.

Ai e ka mbyllur fjalimin duke përsëritur thirrjen e protestës.

“Prandaj sot, për të rënët, për të pagjeturit, për familjet e tyre, për veteranët dhe invalidët e luftës, për të gjithë ata që u sakrifikuan dhe për brezat që do të vijnë pas, ne theksojmë: Jo në emrin tim! Jo në emrin tim!”, shtoi Selimi.

JU REKOMANDOJMË

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë

Prokuroria për aksionin në Kaçanik: Narkotikët kishin destinacion Turqinë
27/11/2026 - 18:36

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas një pune intensive hetimore dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë,...

Më shumëDetails

Policia në aksion: Arreston 3 persona, sekuestron 136 kg marihuanë, policia përdori edhe armët (VIDEO)

Policia në aksion: Arreston 3 persona, sekuestron 136 kg marihuanë, policia përdori edhe armët (VIDEO)
27/11/2026 - 18:01

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka sekuestruar 136 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, gjatë një aksioni të zhvilluar sot në autostradën “Arbën...

Më shumëDetails

TIKTOK, beteja për kontrollin evropian! Pronësia, algoritmi dhe të dhënat në qendër të debatit

TIKTOK, beteja për kontrollin evropian! Pronësia, algoritmi dhe të dhënat në qendër të debatit
27/11/2026 - 17:31

Gjermania dhe Austria kërkojnë që aktiviteti evropian i TikTok të kalojë nën pronësi dhe kontroll evropian, duke e konsideruar platformën një çështje të sigurisë dhe sovranitetit dixhital. Nisma...

Më shumëDetails

Ukë Rugova: Ukë Rugova: Babai im e dërgoi Sekretarin e LDK në varrimin e mësuesit Halit Geci

Ukë Rugova: Ukë Rugova: Babai im e dërgoi Sekretarin e LDK në varrimin e mësuesit Halit Geci
27/11/2026 - 16:47

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ukë Rugova, ka marrë pjesë në shënimin e 29-vjetorit të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kujtuar ngjarjet...

Më shumëDetails

Deputetja Bajrami: Bujqit marrin kredi me 22% interes për t’i mbjellë arat, ndërsa ju flisni për ndihmë

Deputetja Bajrami: Bujqit marrin kredi me 22% interes për t’i mbjellë arat, ndërsa ju flisni për ndihmë
27/11/2026 - 16:39

Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për mbështetjen ndaj sektorit të bujqësisë, duke pretenduar se raportet e ekzekutivit po demantohen nga vetë qytetarët. Përmes një reagimi...

Më shumëDetails

Bajqinovci i reagon KFOR-in për takimin me ushtarakët serbë: Politikisht i papërshtatshëm dhe i pandjeshëm

Bajqinovci lavdërohet me FSK-në, thotë se në mandatin e tyre Kosova ka përparuar në forcimin e mbrojtjes kombëtare
27/11/2026 - 15:44

Kryetari i komisionit për çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Mefail Bajqinovci ka kritikuar takimin e KFOR-it me ushtarakë serbë në Prishtinë.Bajqinovci ka thënë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i të miturit: Ne e dimë kush e bëri, fjalën tonë e mbajtëm, tash është radha…

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ushtarakë serbë vijnë në Prishtinë për takim me homologët e tyre në KFOR, s’dihet se si u futën në Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për sot

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë