Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime

22/09/2026 - 23:29
në Kryesore, Lajme
A A
Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se vendimi i fundit i Gjykatës Speciale në Hagë është i rëndë dhe i vështirë për Kosovën dhe shqiptarët.

Duke folur në emisionin “Adresa” në Kanal 10, Tahiri tha se qytetarët në të gjithë Kosovën kanë reaguar ndaj, siç e quajti ai, një “padrejtësie historike” ndaj themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Është e rëndë e vështirë për shtetin e Kosovës, për kombin shqiptar, për të gjithë ne, për shkak se jemi ballafaquar me një padrejtësi historike”, tha Tahiri.

Ai theksoi se reagimet nuk kanë qenë vetëm qytetare, por edhe institucionale, duke shtuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës e konsiderojnë përgjegjësi të tyre që të ndërmarrin veprimet e nevojshme.

Tahiri bëri të ditur se PDK-ja ka draftuar amendamente ligjore, të cilat, sipas tij, janë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe rregullat në fuqi.

“Kemi draftuar amendamente ligjore të cilat janë në përputhje edhe me Kushtetutën, edhe me ligjin, edhe me rregullat, mirëpo edhe me normat morale shtetërore”, tha ai.

Sipas Tahirit, këto iniciativa nuk e cenojnë marrëveshjen ndërkombëtare dhe as Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por synojnë që juridiksioni i Gjykatës Speciale të rikthehet te qëllimi për të cilin, sipas tij, është themeluar.

Ai tha se baza e krijimit të kësaj gjykate lidhet me raportin e Dick Marty-t dhe kërkesën e Kuvendit të Kosovës për themelimin e saj.

“Ne e dimë që Gjykata Speciale, arsyeja bazike pse ka lindur, mandej edhe ka qenë kërkesë e Kuvendit të Kosovës për me e themelu, ka qenë raporti i Dick Marty-t. Andaj iniciativa e ka këtë qëllim, që juridiksioni i Gjykatës të kthehet pikërisht në bazën për të cilën është krijuar”, deklaroi Tahiri./Gazeta10

JU REKOMANDOJMË

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë
22/09/2026 - 22:53

Bilall Sherifi nga partia Nisma Socialdemokrate, ka deklaruar në se në Gjykatën Speciale ka pas “dëshmitarë që kanë pyet; pse më keni pru këtu”?. I ftuar në Pressing...

Më shumëDetails

Kajtazi: Aktgjykimi i Speciales është kryekëput politik, s’mund t’i besojmë Apelit

Kajtazi: Aktgjykimi i Speciales është kryekëput politik, s’mund t’i besojmë Apelit
22/09/2026 - 22:50

Gazetari Vehbi Kajtazi tha se aktgjykimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë është kryekëput me motive politike, duke theksuar se nuk duhet pasur besim se shkalla...

Më shumëDetails

“E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

“E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin
22/09/2026 - 22:42

Bilall Sherifi nga partia Nisma Socialdemokrate, ka deklaruar në Pressing në T7 se ish-kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, është trajtuar në “mënyrë brutale”, gjatë arrestimit. “Prej kur e...

Më shumëDetails

Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet

Nipi i Rexhep Selimit në protestë: Ne nuk trashëguam vetëm një shtet, trashëguam një amanet
22/09/2026 - 22:26

Protesta “Jo në emrin tim” ka vazhduar edhe sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të shtatën natë me radhë, kundër vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë...

Më shumëDetails

Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare – Gjykata Speciale monoetnike dhe e padrejtë

Kurti takohet me Kaja Kallas: Radojçiqi duhet të përballet me drejtësinë kosovare – Gjykata Speciale monoetnike dhe e padrejtë
22/09/2026 - 22:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në New York është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme...

Më shumëDetails

Rusia i gëzohet dënimit të UÇK-së, kërkon edhe më shumë vite burg për Thaçin dhe të tjerët

Rusia i gëzohet dënimit të UÇK-së, kërkon edhe më shumë vite burg për Thaçin dhe të tjerët
22/09/2026 - 22:11

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, duke injoruar faktin se shqiptarët e Kosovës ishin viktima të një regjimi dhe të një lufte të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • A mund të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Ja çfarë thotë avokati amerikan i Thaçit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Skandaloze: Në sytë e Speciales drejtësia në Kosovë shihet e korruptuar, kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë