Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa: Nuk frikësohem që emri im u përmend në aktgjykimin e Hagës

23/09/2026 - 08:23
në Lajme
A A
Mustafa: Nuk frikësohem që emri im u përmend në aktgjykimin e Hagës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se përmendja e emrit të tij në aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nuk i shkakton shqetësim.

Duke folur në Debat Plus, Mustafa tha se për të, më e rëndësishme është vetë aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, të cilin e cilësoi si të padrejtë.

“Verdikti i keq që u dha për bashkëluftëtarët tanë i bën të parëndësishme kush përmendet, çfarë thuhet dhe çfarë ngrihet mbi atë dokument, mbi atë urdhër aktgjykimi që u lexua më 16 shtator. Krejt rëndësitë tjera humbin, e rëndësishme është që është aktgjykim i padrejtë”, ka thënë Mustafa.

Emri i Mustafës, së bashku me emrat e Lahi Brahimajt, Fatmir Limajt, Sylejman Selimit, Latif Gashit, Shukri Bujës dhe Sabit Gecit, është përmendur në aktgjykimin e 16 shtatorit, ndonëse ata nuk ishin të pandehur në këtë rast.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit, trupi gjykues i Dhomave të Specializuara tha se këta persona ishin anëtarë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”.

Mustafa tha se nuk e sheh përmendjen e emrit të tij si diçka që duhet ta shqetësojë.

“Nuk më bën dëm mua që u përdor emri. Unë jam mik me ata që u dënuan. Nuk kam pse të frikësohem”, është shprehur ai.

Duke folur për luftën e UÇK-së, Mustafa tha se ajo kishte zgjatur për një periudhë të shkurtër dhe se, sipas tij, karakteri i saj ishte më shumë politik.

“Ishte moment i shkurtër lufta e UÇK-së. Lufta jonë ka qenë më shumë politike. Që kemi pas armë, që krismat tona të nihen tek miqtë tanë, tek shtetet e qytetëruara, të cilat u përgjigjën dhe na erdhën në ndihmë”, ka deklaruar Mustafa.

JU REKOMANDOJMË

Mahmuti: Rrezikohet rendi kushtetues i Kosovës, duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Mahmuti: Rrezikohet rendi kushtetues i Kosovës, duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme
23/09/2026 - 09:23

Kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, Bardhyl Mahmuti, ka kërkuar shpalljen e menjëhershme të gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, duke pretenduar se vendimi i...

Më shumëDetails

Afati kushtetues po afron- Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa President pas 4 tetorit?

Afati kushtetues po afron- Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa President pas 4 tetorit?
23/09/2026 - 09:18

Kosova mund të përballet me një situatë të paqartë kushtetuese nëse deri më 4 tetor nuk arrin të zgjedhë Presidentin e ri. Albulena Haxhiu, e cila aktualisht ushtron...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani takon Bill Clintonin

Vjosa Osmani takon Bill Clintonin
23/09/2026 - 09:10

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se është...

Më shumëDetails

Arresti i Hysenit, i pazakontë: Në botë vetëm tre raste kur drejtuesve të Inteligjencës i’u janë vënë prangat

Arresti i Hysenit, i pazakontë: Në botë vetëm tre raste kur drejtuesve të Inteligjencës i’u janë vënë prangat
23/09/2026 - 08:58

Nuk është një person i zakonshëm. Është personi që qëndron në krye të institucionit që ka nën administrim informacionin më të ndjeshëm të shtetit shqiptar. Por mëngjesin e...

Më shumëDetails

Nga arresti shtëpiak te dorëzimi në Morinë, çfarë dihet për rastin e Vlora Hysenit

Nga arresti shtëpiak te dorëzimi në Morinë, çfarë dihet për rastin e Vlora Hysenit
23/09/2026 - 08:53

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, u kthye mbrëmjen e së martës në Shqipëri dhe iu dorëzua autoriteteve, pasi Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj saj...

Më shumëDetails

Avokati i Popullit për Specialen: Ka mungesë transparence, ka mungesë llogaridhënie

Avokati i Popullit për Specialen: Ka mungesë transparence, ka mungesë llogaridhënie
23/09/2026 - 08:41

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ngre shqetësime të shumta sa i përket respektimit të standardeve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • A mund të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Ja çfarë thotë avokati amerikan i Thaçit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Skandaloze: Në sytë e Speciales drejtësia në Kosovë shihet e korruptuar, kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë