Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gruaja e Kadri Veselit falënderon njerëzit që po i përkrahin në protesta, konfirmon ftesën nga Haxhiu

23/09/2026 - 10:04
në Lajme
A A
Gruaja e Kadri Veselit falënderon njerëzit që po i përkrahin në protesta, konfirmon ftesën nga Haxhiu
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Protestat në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë hyrë në natën e shtatë, pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Në mesin e qytetarëve që morën pjesë mbrëmë në protestën e mbrëmshme ishte edhe Violeta Veseli, bashkëshortja e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili u dënua me 18 vjet burgim.

Violeta Veseli tha se fillimisht nuk kishte planifikuar të qëndronte në pjesën e përparme të protestës, por zgjodhi të ishte mes qytetarëve, të cilët i falënderoi për mbështetjen ndaj familjes Veseli.

“Për aktgjykimin s’kam çka flas. Faleminderit shumë nga zemra këtyre njerëzve që s’u lodhët tu na përkrah. Kam hyrë në mes se s’kam pasur qejf me nejt në fillim, po kam dashtë me nejt me ta”, ka deklaruar ajo për Insajderi.

E pyetur nëse kishte biseduar me Kadri Veselin për protestat, ajo tha se nuk e kishte diskutuar këtë çështje me të, por beson se ai është në dijeni për zhvillimet përmes mediave.

“S’e kam bisedu, por sigurisht se i ka pa edhe përmes televizionit. Sigurisht se është i kënaqur”, tha Veseli, sipas raportimeve të mediave.

Ajo shtoi se Kadri Veseli është mirë dhe i fortë, ndërsa tha se edhe familja e tij është mirë.

Violeta Veseli tregoi gjithashtu se nuk ka qenë e pranishme në protestë çdo natë, për shkak të pamundësisë për të marrë pjesë rregullisht.

Ndërkohë, sa i përket ftesës së ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, për takim me familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Veseli konfirmoi se familja e ka pranuar ftesën.

“Kemi marrë, mos i shko ma tutje se të shohim”, u shpreh ajo.

Protestat në Prishtinë po vazhdojnë prej shpalljes së aktgjykimit në Hagë, ndërsa protestuesit kërkojnë kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Speciale dhe mbështetje më të madhe qytetare e institucionale për ish-krerët e UÇK-së.

JU REKOMANDOJMË

Kurti takohet me të dërguaren britanike: Të padrejta dënimet e Gjykatës Speciale, presim që në apel të adresohen mangësitë e aktgjykimit

Kurti takohet me të dërguaren britanike: Të padrejta dënimet e Gjykatës Speciale, presim që në apel të adresohen mangësitë e aktgjykimit
23/09/2026 - 10:57

Kryeministri Albin Kurti tha se procesi gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Kosovës “nuk ka përfunduar”, duke shprehur pritjen që në...

Më shumëDetails

Ilir Kulla: Vlora Hyseni u pagua për të ditur çdo gjë, por nuk e dinte se do të arrestohej vetë

Ilir Kulla: Vlora Hyseni u pagua për të ditur çdo gjë, por nuk e dinte se do të arrestohej vetë
23/09/2026 - 10:53

Analisti Ilir Kulla ka komentuar ndalimin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) pas hetimeve që SPAK nisi ndaj saj dhe vendimin e Gjykatës së Posaçme, e...

Më shumëDetails

Të dielën mërgata në Austri proteston kundër vendimit të Speciales

Të dielën mërgata në Austri proteston kundër vendimit të Speciales
23/09/2026 - 10:49

Edhe në Graz të Austrisë do të protestohet kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohet më...

Më shumëDetails

Verdikti i Hagës, Tafani: Më e frikshmja, nëse ka tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës

Verdikti i Hagës, Tafani: Më e frikshmja, nëse ka tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës
23/09/2026 - 10:41

Analisti Endri Tafani, në emisionin “Ora Shtatë”, ka folur rreth aktgjykimin dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dhe ndikimin e tij te ndërkombëtarët. Sipas tij, në qeveritë që gjithmonë...

Më shumëDetails

Çfarë ndodh tani pas nismës së PDK-së rreth ligjit për Specialen?

Çfarë ndodh tani pas nismës së PDK-së rreth ligjit për Specialen?
23/09/2026 - 10:32

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i propozoi këtë javë Kuvendit të Kosovës ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara, pak ditë pasi një trup gjykues i tyre i...

Më shumëDetails

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht
23/09/2026 - 10:30

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies sociale për muajin gusht 2026. Sipas ASK-së, numri më i madh i përfituesve është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • A mund të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Ja çfarë thotë avokati amerikan i Thaçit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Skandaloze: Në sytë e Speciales drejtësia në Kosovë shihet e korruptuar, kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë