Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti në New York kërkon bazë të përhershme amerikane në Bondsteel dhe hapjen e arkivave nga Serbia

23/09/2026 - 12:13
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti në New York kërkon bazë të përhershme amerikane në Bondsteel dhe hapjen e arkivave nga Serbia
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim në New York me kongresistin amerikan George Latimer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimin ekonomik, sigurinë, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës si dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimit.

Një nga çështjet e ngritura nga Kurti ishte edhe Kampi “Bondsteel”. Ai ka ritheksuar qëndrimin që kampi të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, duke e cilësuar këtë si një masë në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë afatgjatë në rajon.

Në takim është diskutuar edhe për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, varrezat masive dhe nevojën për deklasifikimin e dokumentacionit dhe hapjen e arkivave nga Serbia.

Kurti ka ngritur gjithashtu çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke folur për, siç ka thënë, diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave të tyre.

Në prag të trevjetorit të sulmit në Banjskë, Kurti tha se me Latimerin kanë diskutuar edhe për Milan Radoiçiqin dhe nevojën që ai dhe personat e tjerë përgjegjës të përballen me drejtësinë në Kosovë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë i çmuar. Jemi thellësisht mirënjohës për miqësinë tonë të qëndrueshme dhe mbështetjen dypartiake që shteti ynë gëzon në Kongresin amerikan”, ka shkruar Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Aksioni me vezë ndaj Kurtit, Kadrijaj: Ndjeva obligim moral dhe patriotik me thy akullin e opozitës

Aksioni me vezë ndaj Kurtit, Kadrijaj: Ndjeva obligim moral dhe patriotik me thy akullin e opozitës
23/09/2026 - 13:13

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj ka folur rreth aksionit të saj në sallën plenare të Kuvendit, kur e gjuajti me vezë kryeministrin në atë kohë në detyrë, Albin...

Më shumëDetails

Abdixhiku pas takimit me ambasadorin britanik: LDK garanton përkushtimin ndaj Republikës dhe institucioneve

Abdixhiku pas takimit me ambasadorin britanik: LDK garanton përkushtimin ndaj Republikës dhe institucioneve
23/09/2026 - 12:58

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti sot në Selinë Qendrore të LDK-së ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale...

Më shumëDetails

Protesta kundër vendimit ndaj katërshes së UÇK-së, sonte nata e tetë në sheshin “Skënderbeu”

Protesta kundër vendimit ndaj katërshes së UÇK-së, sonte nata e tetë në sheshin “Skënderbeu”
23/09/2026 - 12:43

Sonte pritet të zhvillohet për të tetën natë me radhë protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kundërshtim me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë,...

Më shumëDetails

Vlora Hyseni në gusht u propozua për gradën “Chevalier” për merita të dalluara në shërbim të Francës

Vlora Hyseni në gusht u propozua për gradën “Chevalier” për merita të dalluara në shërbim të Francës
23/09/2026 - 12:42

Drejtoresha e shkarkuar e Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Vlora Hyseni është propozuar në gusht për ta marrë gradën “Kalorës” (Chevalier) të Urdhrit Kombëtar të Meritës nga Franca. Në...

Më shumëDetails

Tahiri kërkon rezolutë të Kuvendit për vendimin e Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore

Tahiri kërkon rezolutë të Kuvendit për vendimin e Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore
23/09/2026 - 12:30

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër çlirimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tahiri ka kritikuar mungesën...

Më shumëDetails

Ambasadori i BE’së takon kryetarët e komunave veriore, flasin për ‘‘përmirësimin e bashkëpunimit’’ mes nivelit qendror dhe lokal

Ambasadori i BE’së takon kryetarët e komunave veriore, flasin për ‘‘përmirësimin e bashkëpunimit’’ mes nivelit qendror dhe lokal
23/09/2026 - 12:27

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, është takuar me kryetarët e katër komunave veriore të vendit. Në njoftimin e BE’së, thuhet se gjatë takimit është diskutuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Detaje mbi informacionet që Vlora Hyseni i dha Ergys Agasit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nafta bie pas bisedimeve Trump-Iran

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë