Me rastin e ndarjes nga jeta të Murteza Berishës, nesër, më 24 shtator, në ora 11:15, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë do të mbahet Akademia Komemorative.
Njoftimin e ka dhënë kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi.
Njoftimi:
Me rastin e ndarjes nga jeta të Murteza Berishës, nesër, më 24 shtator, në ora 11:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, mbahet Akademia Komemorative, nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës.
Akademia mbahet në nderim të jetës, veprës dhe kontributit të Murteza Berishës në arsimin e Mitrovicës.
Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur.














