Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti kujton Afrim Bunjakun: S’do heqim dorë, të gjithë do marrin dënimin e merituar

24/09/2026 - 08:14
në Lajme
A A
Kurti kujton Afrim Bunjakun: S’do heqim dorë, të gjithë do marrin dënimin e merituar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti, ka përkujtuar sot rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra më 24 shtator 2023 gjatë sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Përmes një postimi me rastin e përvjetorit të ngjarjes, Kurti ka thënë se Bunjaku ra në krye të detyrës, duke e cilësuar atë si “hero të Kosovës”.

“Është e vërtetë, ata na kanë bërë dëm e shkaktuar vuajtje, por ne kemi fituar. Shteti ynë i pavarur, Republika e Kosovës, ka ngadhënjyer mbi agresionin dhe krimin, heroi mbi terroristët”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri e ka cilësuar grupin e armatosur që kreu sulmin në Banjskë si të organizuar, drejtuar dhe financuar nga Beogradi, ndërsa ka përmendur Milan Radoiçiqin si personin që, sipas tij, i printe këtij grupi.

Kurti ka deklaruar se qëllimi i sulmit ishte konflikti i armatosur dhe gjakderdhja në territorin e Kosovës, si dhe aneksimi i veriut të vendit.

“Grupi terrorist paraushtarak i organizuar, dirigjuar dhe financuar nga Beogradi, së cilit i printe kryekrimineli Millan Radoiçiq, dështoi në sulmin tinzar që kishte për qëllim konflikt të armatosur e gjakderdhje në manastir ortodoks të shekullit XIV, dhe mandej aneksimin e veriut të Kosovës”, ka shkruar ai

Ai ka vlerësuar punën e institucioneve të sigurisë, inteligjencës dhe institucioneve të tjera shtetërore për përballimin e sulmit.

Në lidhje me përgjegjësit e sulmit, Kurti ka thënë se tre persona janë vrarë gjatë aksionit, ndërsa tre të tjerë ndodhen në burg që nga ajo ditë. Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë kërkimin e personave të tjerë të përfshirë.

“Shteti ynë asnjëherë nuk do të heq dorë në kërkim të tyre derisa të gjithë të kenë marrë gjykimin e drejtësisë dhe dënimin e merituar”.

Ai shtoi se në Banjskë, rruga në vendin ku ndodhi sulmi mban sot emrin e Afrim Bunjakut.

“Lavdi jetës dhe veprës së rreshterit, heroit Afrim Bunjakut!”, ka shkruar Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin, ish kreu i SHISH Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme

Ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin, ish kreu i SHISH Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme
24/09/2026 - 09:12

Ish drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni do të paraqitet mesditën e kësaj të enjteje për t’u marrë në pyetje në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit...

Më shumëDetails

Ambasada britanike thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës

Ambasada britanike thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës
24/09/2026 - 09:02

Ambasada britanike në Kosovë ka përkujtuar sot, në trevjetorin e sulmit në Banjskë, rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit të 24...

Më shumëDetails

Konjufca pjesë e takimit informues të Bordit të Paqes për Gazën: Republika e Kosovës gati ta bëjë pjesën e saj

Konjufca pjesë e takimit informues të Bordit të Paqes për Gazën: Republika e Kosovës gati ta bëjë pjesën e saj
24/09/2026 - 08:54

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova është ndër vendet që mbështesin Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën. Si pjesë e takimit informues të...

Më shumëDetails

Në Banjskë do vendoset gurthemeli i obeliskut kushtuar Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku

Në Banjskë do vendoset gurthemeli i obeliskut kushtuar Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku
24/09/2026 - 08:32

Sot shënohet trevjetori i rënies në krye të detyrës së Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore. Aktivitetet...

Më shumëDetails

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty
23/09/2026 - 23:42

Latif Gashi, ish-komandant i UÇK’së në Zonën e Llapit, i ftuar në Pressing në T7, ka rrëfyer detaje për kohën e luftës dhe pasluftës. Ai tha se kur...

Më shumëDetails

Nga “Okej” te pankartat kreative: Nata e tetë e revoltës masive në përkrahje të krerëve të UÇK-së

Nga “Okej” te pankartat kreative: Nata e tetë e revoltës masive në përkrahje të krerëve të UÇK-së
23/09/2026 - 23:17

Mijëra qytetarë kanë protestuar për të tetën natë radhazi në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ashtu si netët e kaluara, edhe sonte u vu...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre

    ‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Skandali financiar mbi 1 miliard dollarë: Organizatat ndërkombëtare kërkojnë hetim urgjent ndaj Raiffeisen Bank për shkeljen e sanksioneve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Detaje mbi informacionet që Vlora Hyseni i dha Ergys Agasit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Mihali e shqetësuar që dështoi plani për zgjedhje në dhjetor

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë