Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti, Mickoski, Milatoviq, Hoxha dhe Gjuriq drekuan me Kallas në Nju Jork, Bosnja e ngriti çështjen e Mlladiqit

24/09/2026 - 09:28
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti, Mickoski, Milatoviq, Hoxha dhe Gjuriq drekuan me Kallas në Nju Jork, Bosnja e ngriti çështjen e Mlladiqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas i mblodhi në një drekë në Nju Jork përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor.

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Dino Konakoviq ngriti çështjen e varrimit të kriminelit serb, Kasapit të Bosnjës Ratko Mlladiq me nderime shtetërore në Serbi, në drekën ku ishin edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq e ministri i Punëve të Jashtme i Beogradit, Marko Gjuriq.

“Ministri i Punëve të Jashtme Dino Konakoviq iu bashkua partnerëve të Ballkanit Perëndimor për një drekë joformale të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Zëvendëspresidentja e Komisionit Europian Kaja Kallas”, thuhet në një njoftim të MPJ-së boshnjake në X.

“Stabiliteti rajonal ishte në qendër të diskutimit. Ministri Konakoviq ngriti shqetësimet e shprehura në letrën e tij të fundit dhe në adresimin e posaçëm pas nderimeve të sponsorizuara nga shteti që iu bënë në Serbi Ratko Mlladiqit, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte”, thuhet në njoftim.

Siç shkruan MPJ-ja e Bosnjës, “Ministri i Punëve të Jashtme Konakoviq theksoi se glorifikimi institucional i kriminelëve të luftës të dënuar nuk mund të shpërfillet në kontekstin e rrugëtimit të një vendi kandidat drejt BE-së”.

“Kjo ngre pyetje serioze lidhur me vlerat që Europa është e gatshme të mbrojë dhe standardet që ajo pret që vendet kandidate t’i respektojnë. Një proces i besueshëm i zgjerimit kërkon standarde të qarta dhe një përgjigje të qartë kur ato standarde sfidohen haptazi”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Hoxha në familjen e Afrim Bunjakut: Gjaku i tij nuk ka shkuar pa u shpagu

Hoxha në familjen e Afrim Bunjakut: Gjaku i tij nuk ka shkuar pa u shpagu
24/09/2026 - 10:28

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka vizituar sot familjen e heroit Afrim Bunjaku, në përvjetorin e rënies së tij në krye të detyrës në sulmin terrorist...

Më shumëDetails

Haxhiu e Sveçla shkojnë për vizitë në familjen e Afrim Bunjakut

Haxhiu e Sveçla shkojnë për vizitë në familjen e Afrim Bunjakut
24/09/2026 - 10:27

Familja e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ka hapur dyert për pritje në trevjetorin e rënies së tij, në përkujtim të rreshterit të Policisë së Kosovës që u...

Më shumëDetails

Ramadani: Sul’min në Banjskë e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë, dy Aleksandrat janë përgjegjësit

Ramadani: Sul’min në Banjskë e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë, dy Aleksandrat janë përgjegjësit
24/09/2026 - 09:45

Sulmin në Banjskë e organizoi Serbia dhe e paralajmëroi atë’. Kështu thotë deputeti i Aleancës, Burim Ramadani në një status në facebook, duke kutuar 3 vjetorin e sulmit...

Më shumëDetails

Daka: Përfundimisht shkojmë në zgjedhje, veç nëse ndodh ndonjë mrekulli

Daka: Përfundimisht shkojmë në zgjedhje, veç nëse ndodh ndonjë mrekulli
24/09/2026 - 09:38

Ish-kryetarja e KQZ, Valdete Daka, ka bërë me dije se Kosova po i afrohet zgjedhjeve të reja dhe se mundësia për shmangien e tyre është e vogël. Në...

Më shumëDetails

Ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin, ish kreu i SHISH Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme

Ndihmoi me informacione sekrete Ergys Agasin, ish kreu i SHISH Vlora Hyseni paraqitet sot në Gjykatën e Posaçme
24/09/2026 - 09:12

Ish drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Vlora Hyseni do të paraqitet mesditën e kësaj të enjteje për t’u marrë në pyetje në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit...

Më shumëDetails

Ambasada britanike thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës

Ambasada britanike thirrje Serbisë: Autorët e Banjskës të mbahen përgjegjës
24/09/2026 - 09:02

Ambasada britanike në Kosovë ka përkujtuar sot, në trevjetorin e sulmit në Banjskë, rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit të 24...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre

    ‘‘Zemër, duhet të koncentrohemi’’, zbardhen bisedat mes Vlora Hysenit me Ergys Agasin, dyshohet për lidhje personale mes tyre

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Skandali financiar mbi 1 miliard dollarë: Organizatat ndërkombëtare kërkojnë hetim urgjent ndaj Raiffeisen Bank për shkeljen e sanksioneve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Detaje mbi informacionet që Vlora Hyseni i dha Ergys Agasit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Mihali e shqetësuar që dështoi plani për zgjedhje në dhjetor

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë