Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për herë të parë pas aktgjykimit dënues të shkallës së parë në Gjykatën e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ajo tha se janë duke punuar lidhur me ketë çështje.
“Sa i përket heshtjes, nuk kam heshtur, jam ministre e Drejtësisë. Kryeministri ka dhënë një deklaratë në emër të qeverisë. Unë me ekipin tim qysh në ditën e parë i jam futur punës me qëllim që të përgatitemi për një betejë sepse çështja e Speciales është betejë ligjore, jo e deklaratave në media. Duhet të jemi profesionistë të mençur, pa shumë bërtima. Duhet të përgatitemi për instancën e ardhshme.
“Ju e keni dëgjuar edhe njërin prej avokatëve të njërit prej të akuzuarave dhe të dënuarve në shkallë të parë, i cili thotë se Qeveria nuk di se çfarë do të mund të bënte më shumë. Unë jam e bindur që mund të bëjmë më shumë, por jemi duke i analizuar të gjitha rrethanat”, deklaroi Gërvalla.












