Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Cakolli: Aktgjykimi i Speciales mund të përdoret kundër Kosovës

26/09/2026 - 20:03
në Lajme
A A
Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Seanca e para e legjislaturës së re e Kuvendit të Kosovës pritet të mbahet të hënë

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një prononcim për Gazeta Blic, ka thënë se më e ndjeshme pritet të jetë çështja e deklaratës së propozuar nga PDK-ja, për të cilën, sipas tij, në mbledhjen e Kryesisë ka pasur dakordim në parim që të mos zhvillohet debat.

“Seanca e së hënës, që do të jetë seanca e parë e legjislaturës së re në pjesën formale, atë të krijimit të komisioneve parlamentare, zgjedhjes së nënkryetarit dhe çështjeve të tjera procedurale, besoj që do të përmbyllet me shpejtësi. Në anën tjetër, diskutimi, përkatësisht votimi eventual i deklaratës së propozuar nga PDK-ja, besoj do të jetë pika më e ndjeshme e kësaj seance, ndonëse, në bazë të diskutimeve në mbledhjen e Kryesisë, ka pasur një lloj dakordimi në parim që të mos ketë fare diskutim mbi deklaratën, në mënyrë që të evitohen përplasjet apo politizimi i deklaratës si e tillë”, tha Cakolli.

Cakolli ka paralajmëruar se në rast se deklarata hapet për diskutim, mund të ketë edhe mospajtime ndërmjet subjekteve politike, pasi tashmë janë shfaqur qëndrime të ndryshme për elemente të saj.

“Ekziston mundësia, fatkeqësisht edhe rreziku, që gjatë kësaj seance, nëse do të ketë diskutim për deklaratën, të kemi edhe mospajtime, meqenëse tashmë ka zëra të cilët nuk pajtohen me elemente të caktuara të kësaj deklarate”, u shpreh ai.

Megjithatë, ai e ka vlerësuar si të rëndësishëm miratimin e deklaratës, duke theksuar mungesën e një qëndrimi të plotë institucional të Kosovës lidhur me verdiktin e Dhomave të Specializuara.

Miratimi i kësaj deklarate, përtej përmbajtjes së saj, të cilën do të duhej ta dakordonin paraprakisht subjektet politike, është tejet me rëndësi, meqenëse, për fat të keq, institucionet e Kosovës, pra në kapacitetin e tyre të plotë, dhe këtu e kam fjalën për Qeverinë në tërësinë e saj apo Kuvendin, ende nuk kanë pasur asnjë qëndrim institucional sa i përket verdiktit të Dhomave të Specializuara, aq më pak nuk janë ndërmarrë hapa konkretë në përgatitje të Kosovës apo dhënien e indikacioneve se si do t’i qaset Kosova procesit të apelimit të këtij vendimi”, deklaroi Cakolli.

Ai ka kritikuar gjithashtu mungesën e hapave konkretë për përgatitjen e Kosovës lidhur me procesin e apelimit.

Një prej pikave të deklaratës, sipas Cakollit, lidhet me plotësim-ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ai ka thënë se, ndonëse kjo mund të shihet si një sinjal politik për Kuvendin, koha në dispozicion është shumë e shkurtër.

“Në anën tjetër, një prej pikave të deklaratës, e cila parasheh miratimin, përkatësisht plotësim-ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ndonëse në aspektin politik është sinjal që e obligon deri diku Kuvendin që të paktën politikisht ta bëjë një gjë të tillë, afatet shumë të shkurtra që janë në dispozicion, e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë të arritshme që ky projektligj të votohet më së largu deri më 6 tetor”, tha tutje ai.

Cakolli ka theksuar se një prej pengesave lidhet edhe me procedurat që kërkojnë kthimin e opinionit nga Qeveria para se projektligji të procedohet për votim dhe të kalojë në fazat e tjera parlamentare.

Duke folur për situatën politike, Cakolli ka thënë se javëve të fundit kanë munguar diskutimet për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

Ai ka përmendur edhe një ndryshim të qëndrimit të PDK-së gjatë ditës së kaluar, duke e cilësuar si një sinjal që mund të jetë pozitiv, por që sipas tij, duhet të pasohet nga serioziteti i të gjitha subjekteve politike.

“Fatkeqësisht, kanë munguar diskutimet tash e sa javë mbi mundësinë e arritjes së një kompromisi, përkatësisht gjetjen e marrëveshjes politike për të zgjedhur presidentin, ndonëse kemi parë gjatë ditës së djeshme një lloj relaksimi të qëndrimit nga ana e PDK-së, që mund të jetë sinjal i mirë”, tha Cakolli

Sipas tij, zhvillimet do të varen edhe nga kalkulimet e partive politike për pasojat e mundshme të një procesi të ri zgjedhor.

“Por kjo do të varet së pari në raport me vetë seriozitetin me të cilin do t’i qasen të gjitha subjektet politike këtij procesi dhe kalkulimeve mbi atë se çfarë rezultati apo çfarë ndryshimi do të mund të prodhonte një proces i ri zgjedhor në mes të nëntorit të këtij viti”, u shpreh ai.

Cakolli ka folur edhe për protestat që po zhvillohen në Prishtinë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Sipas tij, këto tubime përcjellin mesazh solidariteti dhe mospajtimi me mënyrën e konstruktimit të verdiktit të Hagës.

“Organizimet dhe tubimet qytetare, të cilat po mbahen çdo natë në Prishtinë, mjaft shpesh edhe në komunat e tjera në Kosovë, por edhe jashtë vendit, në kryeqendrat më të mëdha evropiane dhe botërore, besoj që përçojnë një mesazh solidariteti dhe mospajtimi me mënyrën e konstruktimit të verdiktit të Hagës. Përtej fatit individual të katër ish-krerëve të UÇK-së, ka impakt të jashtëzakonshëm politik e historik, e mbase edhe diplomatik, në rastin tonë”, tha ai.

Cakolli ka thënë se, sipas tij, konstatimet e aktgjykimit mund të përdoren nga shtete që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës në fushata që ai i cilëson si delegjitimuese.

“Përveç dënimit mbi veprimet individuale, Gjykata ka konstatuar ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, që sipas aktgjykimit thuhet se ka pasur dy qëllime të kundërta me njëra-tjetrën, pra, në njërën anë, çlirimin, përkatësisht pavarësimin e Kosovës, e pastaj ushtrimin e kontrollit politik e institucional mbi Kosovën e pavarur”.

“Normalisht mund të jetë element dhe me shumë gjasë do të jetë element që do të përdoret nga të gjitha vendet që nuk ia duan të mirën Kosovës, përfshirë këtu Serbinë, Rusinë, Kinën e vende të tjera, në kuadër të fushatave delegjitimuese për pavarësinë e Kosovës”, theksoi Cakolli

Sipas Cakollit, një prej arsyeve që ka nxitur pjesëmarrjen në protesta është shqetësimi për mënyrën se si mund të ndryshojë narrativa për luftën e UÇK-së.

“Ndryshimi i kësaj narrative dhe minimi i historisë së lavdishme të UÇK-së është padyshim element që ka nxitur një pjesë të madhe të qytetarëve që të jenë pjesë e tubimeve protestuese. Unë besoj që këto protesta kanë padyshim ndikim dhe, në anën tjetër, kanë arritur me sukses t’i bindin edhe të gjithë ata skeptikë që prisnin trazira në Kosovë se qytetarët e Kosovës kanë një nivel shumë të lartë të maturisë politike e institucionale”, tha ai.

“Si të tilla do të vazhdojnë derisa të ketë veprim institucional, sepse e përbashkëta e të gjitha organizimeve, përtej solidaritetit, është edhe ideja që të ketë veprim institucional, që për fat të keq deri më tani ka munguar. Dhe jo vetëm që ka munguar pas shpalljes së aktgjykimit, por më e rëndësishmja është që shteti i Kosovës, përveç natyrës transaksionale të raportit me mbrojtjen e katër ish-krerëve të UÇK-së, pagesave të avokatëve specifikisht, nuk është që ka pasur angazhim të mirëfilltë institucional e diplomatik në raport me këtë çështje, që ish dashur të bëhej shumë më herët”, përfundoi ai./Gazeta Blic

JU REKOMANDOJMË

‘‘Jo në emrin tim’’ – Protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së edhe në Hanover e Frankfurt

‘‘Jo në emrin tim’’ – Protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së edhe në Hanover e Frankfurt
26/09/2026 - 20:30

Liria ka Emër, ka njoftuar se edhe në Frankfurt e Hanover, janë mbajtur protesta kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së Platforma LKE ka ndarë edhe foto nga protestat...

Më shumëDetails

Rama nga New York: Historia e dëshmon se zëri ynë është dëgjuar fuqishëm kur shqiptarët në atdhe dhe në Amerikë kanë vepruar së bashku

Rama nga New York: Historia e dëshmon se zëri ynë është dëgjuar fuqishëm kur shqiptarët në atdhe dhe në Amerikë kanë vepruar së bashku
26/09/2026 - 20:17

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbajtur një fjalën në Gala Mbrëmjen e Këshillit për Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane në New York, gjë të cilën ai e ka vlerësuar si...

Më shumëDetails

“Pestova” sqaron rastin në Slloveni: Ishte seri e kufizuar e “Flips Ketchup”, jo “VIPA Chips”

“Pestova” sqaron rastin në Slloveni: Ishte seri e kufizuar e “Flips Ketchup”, jo “VIPA Chips”
26/09/2026 - 20:08

Sot u raportua për njoftimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) lidhur me tërheqjen nga tregu të produktit “Flips Ketchup” të kompanisë “Pestova”. Lidhur me këtë rast,...

Më shumëDetails

Protestë në Goteborg të Suedisë në mbështetje të çlirimtarëve në Hagë

Protestë në Goteborg të Suedisë në mbështetje të çlirimtarëve në Hagë
26/09/2026 - 19:48

Diaspora shqiptare në Goteborg të Suedisë ka zhvilluar një protestë në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Protesta, e organizuar nga...

Më shumëDetails

Kongresmeni amerikan publikon letrën drejtuar EPP-së në Evropë: Vuçiq dhe partia e tij e korruptuar janë kundër qytetërimit perëndimor

Kongresmeni amerikan publikon letrën drejtuar EPP-së në Evropë: Vuçiq dhe partia e tij e korruptuar janë kundër qytetërimit perëndimor
26/09/2026 - 19:37

Kongresmeni republikan Joe Wilson i, përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’, ka ndarë letrën e tij që ia ka dërguar Manfred Weber, kryetar i grupit parlamentar të...

Më shumëDetails

10 ditë afat për t’i evituar zgjedhjet, PDK e gatshme t’i ‘‘përshtatë’’ qëndrimet për Presidentin, VV deklarativisht për ‘‘emër konsensual’’

10 ditë afat  për t’i evituar zgjedhjet, PDK e gatshme t’i ‘‘përshtatë’’ qëndrimet për Presidentin, VV deklarativisht për ‘‘emër konsensual’’
26/09/2026 - 19:24

Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese sqaroi situatën aktuale politike, duke konstatuar se Kuvendi është konstituar dhe se, zgjedhja e qeverisë së re nuk është antikushtetuese. Kësisoj, gjykata...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    Takimi Kurti-Hamza pas vendimit në Hagë, çka u diskutua? Rrahman Rama jep detaje

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Inspektorati zbulon shkelje skandaloze në “Ar-Dent”: staf i palajmëruar, implantologji dhe radiologji pa licencë – 3 mijë euro gjobë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë dy të plagosurit te “Gizzi” në Prishtinë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Të shtëna me armë në Gizzi Grill, 2 të plagosur

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Alarm për sigurinë pas hakimeve në WhatsApp në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e shtetit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë