Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Veterani Gashi: Specialja u themelua ekstra për UÇK-në, secili mund të jemi target i saj

28/09/2026 - 08:39
në Kryesore, Lajme
A A
Specialja thotë se Trëndafilova i ishte përgjigjur letrës së Kurtit: Vendimet merren nga gjyqtarët dhe jo nga kryetarja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Gashi, ka kritikuar ashpër Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke thënë se kjo gjykatë, sipas tij, është krijuar posaçërisht për të gjykuar pjesëtarët e UÇK-së.

Gashi deklaroi se, sipas tij, “secili mund të jetë target i kësaj gjykate”, ndërsa e cilësoi atë si “gjykatë të Serbisë dhe Rusisë”, transmeton Klankosova.

“Kjo gjykatë është themeluar ekstra për UÇK-në, sepse kjo nuk po i gjykon serbët. Secili mund të jetë target i kësaj gjykate, që unë e quaj gjykatë të Serbisë dhe Rusisë”, tha Gashi.

Ai kritikoi gjithashtu dënimet e shqiptuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke vënë në pikëpyetje, siç tha, arsyen e gjykimit të tyre dekada pas përfundimit të luftës.

“Kanë investuar miliona Rusia-Serbia që të dënohen krerët e UÇK-së. Dënohen me 25 vjet pas 27 vitesh që u kry lufta, për çka? Që ke luftu për vendin tënd”, u shpreh ai.

Gashi tha se vëmendja e drejtësisë ndërkombëtare nuk duhet të kufizohet vetëm te pretendimet për krime të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së, duke kërkuar trajtim të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Me krimet serbe nuk merret askush, me masakrat në Kosovë, me gjenocidin që e ka bërë Millosheviqi, merren me do djem që e kanë formuar një ushtri guerile, që i kanë dalë zot vendit të vet. Kjo është shumë e padrejtë”, deklaroi veterani i UÇK-së.

JU REKOMANDOJMË

Kurti e përsërit: Qytetarët po e lëshojnë Kosovën për shkak të cilësisë së arsimit dhe padrejtësive në drejtësi

Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027
26/11/2026 - 17:55

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kritikuar sërish komunat për cilësinë e arsimit në Kosovë, duke e cilësuar decentralizimin e tij si një nga problemet kryesore që po...

Më shumëDetails

Vendimi i Kuvendit: 61 mijë euro për Komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt

Vendimi i Kuvendit: 61 mijë euro për Komisionin hetimor për rastin e Arlinda Zekajt
26/11/2026 - 17:39

Kuvendi i Kosovës u ka dhënë dritën e gjelbër mjeteve financiare për funksionimin e Komisionit hetimor parlamentar që ka për qëllim hetimin e veprimeve ose mosveprimeve institucionale në...

Më shumëDetails

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër
26/11/2026 - 17:08

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka udhëtuar për në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit,...

Më shumëDetails

Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender
26/11/2026 - 16:43

Në tetor të këtij viti, Ministria e Arsimit ka pezulluar nga puna shtatë zyrtarë të saj. Pesë prej tyre janë të përfshirë në një aktakuzë të ngritur nga...

Më shumëDetails

Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton gjashtë vendime

Kurti para vendimit të Speciales: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, shpresojmë që drejtuesit të kthehen të lirë
26/11/2026 - 16:40

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar gjashtë vendime që lidhen me programin legjislativ, emërimet në pozita të larta...

Më shumëDetails

“Provo t’i mbash mendtë diku tjetër, ndoshta të ndihmon”, Kurti i përgjigjet Rrahmanit rreth orientimit seksual

“Provo t’i mbash mendtë diku tjetër, ndoshta të ndihmon”, Kurti i përgjigjet Rrahmanit rreth orientimit seksual
26/11/2026 - 16:29

Kryeministri Albin Kurti, dhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, janë përfshirë në një debat sot në seancën e Kuvendit. Përplasja nisi pasi Rrahmani...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €

    Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga për mashtrime me kartela

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Çka ndodhi në seancën që përfundoi me përleshje fizike në Kuvendin e Mitrovicës, flet Safet Kamberi

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Çfarë bëri vjehrra në momentin e vr’asjes? Avokati zbulon detaje ekskluzive se çfarë bëri Nurije Sylaj në ato momente

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë