Deputeti i LVV’së, Adnan Rrustemi, në një intervistë në Kosova Live të T7 ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe përmendjes së Ramush Haradinajt si kandidat.
Rrustemi ka thënë se për zgjedhjen e presidentit janë dy mënyra, ose pajtim për një emër konsensual, ose nëse opozita mbledh nënshkrimet për propozimin e Haradinajt, atëherë edhe LVV e vendos një kandidat.
Sipas deputetit të LVV’së kandidati konsensual nënkupton një figurë që është jashtë politikës dhe sipas tij, Ramush Haradinaj është aktiv në politikë.
Ai gjithashtu ka rikujtuar qëndrimet e ashpëra të Ramush Haradinajt ndaj qeverisë Kurti./Express/













