Ditën e sotme u bë e ditur që Gjykata e Apelit ka marrë vendim për Jozin.
Gjykata ka vendosur se këngëtari është lënë në detyrim paraqitje.
Nuk vonoi shumë, dhe ai vendosi që të reagojë me një imazh në “Instastory”.
Duke publikuar një selfie që shihet duke buzëqeshur shkroi: “Ka një diell që m shoqnon kudo…
Ma ndriçon rrugën edhe atëherë kur përreth bëhet errësirë.
Nuk më tregon vetëm ku të shkoj, por më kujton çdo ditë të mos ndalem së ndriçuari edhe vetë.
Ju Dua”, ka shkruar ai./Indeksonline/













