Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gruda: E pandershme t’i thuhet PDK-së, “nëse do ndryshime për Specialen, a i ke votat për president”?

30/09/2026 - 10:26
në Kryesore, Lajme
A A
Gruda: E pandershme t’i thuhet PDK-së, “nëse do ndryshime për Specialen, a i ke votat për president”?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, e ka cilësuar si të pandershme qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kërkesës për ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Gruda ka thënë se pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në PDK kanë pritur një reflektim politik nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas tij, pritshmëritë kanë qenë që pas vendimit të krijohej një diskutim më i gjerë dhe të liheshin anash interesat partiake.

“Lëvizjes Vetëvendosje po i mungon vetëdija edhe përgjegjësia shtetërore. Unë jam i befasuar me sjelljen e tyre pas vendimit të Hagës. Kemi pritur që pas atij vendimi të ketë një diskutim ku lihen anash interesat partiake. Nuk mundesh sot që PDK-ja ta sjellë një ligj për ta mbrojtur UÇK-në, e ti me i thënë: ‘A i ke votat për president?’ Është e pandershme. Pra, u kushtëzuam. Është e pandershme vetëm me e fut në atë debat. Do të thotë, në një fatkeqësi kaq të madhe kombëtare, ti e fut në debat duke thënë: ‘Po dua edhe pak pushtet’. Unë, si PDK, të them që po dua pak dinjitet me e mbrojt UÇK-në, e ti më thua: ‘Po dua edhe pak pushtet’. Ti e ki parlamentin, e ki qeverinë dhe po don akoma pushtet. E kur? Në një moment kaq të ligë për këtë vend, është e pandershme. Së pari, me e hap si debat është shumë e pandershme. Po, është çështja e presidentit, por ti duhet njëherë të përgjigjesh në këtë çështjen e Speciales”, ka deklaruar ai.

Ai ka shtuar se nuk ka pritur që diskutimi pas vendimit të Dhomave të Specializuara të reduktohej në çështje të pushtetit apo në akuza rreth asaj se kush dhe pse e ka themeluar këtë institucion.

“Kjo mungesë e vetëdijes, për mua, është shumë e çuditshme. Kur ka dalë vendimi, unë kam pritur njëfarë reflektimi tjetër, por që reduktohet gjithçka tek pushteti e tek akuzat se kush dhe pse e ka themeluar Gjykatën Speciale, unë nuk e kam pritur. Dhe kjo është situata në të cilën jemi”, ka theksuar Gruda.

Në fund, Gruda ka deklaruar se PDK-ja do të përpiqet që deri më 6 tetor të arrihet një unitet politik si për ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara, ashtu edhe për zgjedhjen e presidentit.

Deputeti i PDK-së ka theksuar se partia e tij do të shmangë, sipas tij, cilësimet dhe përplasjet politike, me qëllim që të krijohet hapësirë për një marrëveshje.

“Ne sigurisht që do të kursehemi nga çfarëdo lloj cilësimesh tash për me provu deri më datën 6 për me mbrri një unitet në lidhje me ligjin për Specialen dhe në lidhje me zgjedhjen e presidentit, sepse Kosova definitivisht nuk ka nevojë për zgjedhje të reja”, ka përfunduar Gruda. /Teve1

JU REKOMANDOJMË

Projektligji për Specialen po analizohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe të Financave, Kurti: Brenda javës marrim përgjigje

Projektligji për Specialen po analizohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe të Financave, Kurti: Brenda javës marrim përgjigje
30/09/2026 - 12:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tashmë projektligji i propozuar nga PDK për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara është dërguar për vlerësim në zyrat...

Më shumëDetails

Tahiri – deputetëve të VV’së: Thoni Gërvalles që ta sjell ligjin për Specialen se jemi blloku

Tahiri – deputetëve të VV’së: Thoni Gërvalles që ta sjell ligjin për Specialen se jemi blloku
30/09/2026 - 12:16

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, në mbledhjen e komisionit për legjislacion, ka folur për projektligjin për Specialen, duke shtruar pyetjen se pse ky ligj s’po dërgohet në Kuvend...

Më shumëDetails

Pushime të copëtuara, orë shtesë pa pagesë dhe shkelje ndaj nënave lehona -çfarë gjeti Inspektorati te “Ujë Rugove”?

Pushime të copëtuara, orë shtesë pa pagesë dhe shkelje ndaj nënave lehona -çfarë gjeti Inspektorati te “Ujë Rugove”?
30/09/2026 - 12:05

Pushime vjetore të copëtuara, punë pa pagesë shtesë gjatë fundjavave e festave, si dhe mosrespektim i të drejtave të nënave që ushqejnë fëmijët me gji. Këto janë disa...

Më shumëDetails

Deputetja e VV-së: PDK-ja nuk e ka luksin të kushtëzojë çështjen e Presidentit me ligjin për Specialen

Deputetja e VV-së: PDK-ja nuk e ka luksin të kushtëzojë çështjen e Presidentit me ligjin për Specialen
30/09/2026 - 12:00

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës për kushtëzimin e bisedimeve për zgjedhjen e presidentit me miratimin e ligjit për Dhomat e Specializuara,...

Më shumëDetails

Dehari i papërmirësueshëm, Kushtetuesja thotë se i vazhdoi shkeljet duke i cenuar detyrimet e tij gjatë seancës konstituive

Dehari i papërmirësueshëm, Kushtetuesja thotë se i vazhdoi shkeljet duke i cenuar detyrimet e tij gjatë seancës konstituive
30/09/2026 - 11:51

Kuvendi u konstituua me mbi një muaj vonesë dhe gjatë kësaj periudhe, kryesuesi i seancës, Avni Dehari – deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga LVV-ja...

Më shumëDetails

Përplasje në Komisionin për Legjislacion, PDK largohet për shkak të Projektligjit për Specialen

Përplasje në Komisionin për Legjislacion, PDK largohet për shkak të Projektligjit për Specialen
30/09/2026 - 11:39

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion ka kritikuar të njëjtën pasi në rënd të ditës nuk është përfshirë Projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    Gjetje shqetësuese në “Target Clinic”: Shërbime pediatrike pas pezullimit, pacientë të paevidentuar dhe mjek i paregjistruar

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • I dëmtuari në gjykimin ndaj Curri, Maqanit, Thaqit, Bojkut dhe Nikës : Pash që po më shkatërronin me kamatë e borxh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Amerikani kërkoi shofere grua për bashkëshorten, suspendohet punëtori i ‘Hej Taxi’ pas komentit skandaloz

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Avokati i njohur Kastriot Feka fiton rastin në Gjykatën Supreme për Shoqatën e Biokimistëve Klinikë ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë